KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 42% e popullsisë në mjerim, qeveria tkurr shpenzimet për ndihmën ekonomike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > 42% e popullsisë në mjerim, qeveria tkurr shpenzimet për ndihmën ekonomike
EkonomiKryesoreOpinionSociale

42% e popullsisë në mjerim, qeveria tkurr shpenzimet për ndihmën ekonomike

Përditësimi i fundit: 28 Maj, 2025 12:22 pm
167 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Teksa Shqipëria ka zyrtarisht 42% të popullsisë në rrezik të varfërisë, shpenzimet për ndihmën ekonomike në raport me PBB-në në këto vitet e fundit kanë ardhur në rënie.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se shpenzimet buxhetore për ndihmën ekonomike në Shqipëri në raport me PBB-në kanë një tendencë tkurrjeje.

Në vitin 2024, fondet për shpenzimet për ndihmën ekonomike arritën vetëm 1,1% e PBB-së, dukshëm më pak se 1.6% në vitin 2014. Rënia e vazhdueshme e shpenzimeve buxhetore në raport me PBB-në për shtresat në nevojë vjen në një kohë kur kostot e jetesës, të tilla si çmimet e ushqimeve, qirasë, transportit etj., janë rritur ndjeshëm, duke goditur më fort shtresat në nevojë.

Në fillim të viteve 90, mbështetja ekonomike zinte një peshë relativisht të lartë në PBB, duke arritur kulmin në vitin 1995 me 1.7% të PBB-së. Kjo ishte një periudhë kur Shqipëria po përjetonte tronditje të thella ekonomike pas rënies së sistemit komunist. Në këtë kontekst, roli i ndihmës ekonomike si instrument i stabilitetit social ishte jetik.

Të dhënat tregojnë se pas vitit 2014 fillon një fazë rënieje e vazhdueshme e ndihmës ekonomike në raport me PBB-në, Por nga ana tjetër, Shqipëria është vendim me nivelin më të lartë të varfërisë relative në Rajon dhe Europë me të dhëna të Bankës Botërore dhe Eurostat.

Ndërkohë që vendi ka përjetuar rritje ekonomike, rënia progresive e përqindjes së ndihmës ekonomike në raport me PBB-në ngre shqetësime për rolin e mbrojtjes sociale në politikat publike, të cilat janë vënë në dukje edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Shqipëria ka nivelet më të ulëta në Rajon të ndihmës ekonomike. Shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë pandemisë COVID-19 dhe pas saj rritën shpenzimet sociale, duke përfshirë transferta direkte, subvencione për faturat e energjisë, apo skema për ndihmë për ushqim dhe ngrohje.

Shqipëria jep ndihme ekonomike për rreth 62 mijë familje, por sasia e ndihmës është shumë poshtë minimumit jetik (6.85 USD në ditë) për person.

Por nëse qeveria shqiptare synon të përmbushë objektivat e integrimit në BE, rritja e shpenzimeve për ndihmën ekonomike është një nga kriteret kryesore në grupin e reformave ekonomike për të bërë rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rriten taksat, personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin
Artikulli tjetër Marrëveshja me Italinë, edhe 30 emigrantë mbërrijnë në portin e Shëngjinit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.