KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 71% e bizneseve premtojnë se do të rrisin pagat, në vitin në vijim
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 71% e bizneseve premtojnë se do të rrisin pagat, në vitin në vijim
AnalizeEkonomiSociale

71% e bizneseve premtojnë se do të rrisin pagat, në vitin në vijim

Përditësimi i fundit: 26 Shtator, 2024 7:13 am
195 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Bizneset shqiptare janë duke i vlerësuar pagat si një mjet për të mbajtur fuqinë punëtore që është shndërruar në një problem kryesor për mbarëvajtjen e aktivitetit të tyre.

Sipas anketës së Barometrit të Ballkanit 2024, që u zhvillua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, 71% e sipërmarrjeve shqiptare kanë deklaruar se kanë në plan të rrisin pagat për punonjësit në 12 muajit në vijim, që nënkupton periudhën ndërmjet prill 2024-prill 2025.

15% e bizneseve shqiptare ishin të sigurta për rritjen e pagave, ky tregues në Bosnjë ishte 20%, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut me nga 19% secila, ndërsa në Mal të Zi, 5% dhe Serbi 6%.

Një përqindje më e madhe biznesesh shqiptare rreth 56 %, pohuan se me shumë mundësi do të aplikonin rritje të pagave për punonjësit ndërmjet prillit 2024 dhe prillit 2025. Kjo ishte përqindja më e lartë në rajon, e ndjekur nga Kosova dhe nga Bosnja.

Rezultatet e sondazhit të vitit 2024 tregojnë se bizneset, që operojnë në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, shikojnë si pengesa më të përhapura për të bërë biznes ato që lidhen me disponueshmërinë e punëtorëve.

Grupi i dytë i pengesave janë doganat, normat e taksave dhe rregulloret tregtare, paqëndrueshmëria politike ose sociale, aksesi në financa, kërkesa e dobët, ekonomia informale dhe konkurrenca e pandershme.

Diskriminimi në bazë të përkatësisë etnike, gjinisë, moshës dhe të ngjashme është identifikuar si pengesa më e vogël në të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor siç ishte edhe vitin e kaluar.

Faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve të biznesit me ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë çmimet (88%), taksat (87%) dhe fuqia punëtore (86%).

Kjo nënvizon rëndësinë e frenimit të presioneve inflacioniste dhe të një sistemi të favorshëm tatimor; duke ulur kështu barrën financiare për bizneset, duke i lejuar ata të investojnë më shumë në rritje dhe inovacion.

Për më tepër, Barometri thekson nevojën kritike për fuqi punëtore të kualifikuar dhe të përballueshme për të mbështetur operacionet e biznesit dhe rritjen në të gjithë rajonin.

Edhe kostot e transportit dhe heqja e barrierave tregtare mbeten gjithashtu shqetësime të larta.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Këngëtarja e madhe greke rrëzohet në skenë, në gjendje kritike për jetën
Artikulli tjetër Gjermania jep 10-14 mijë leje qëndrimi, në vit, për shqiptarët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.