Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë funksional për këtë sezon turistik.
Punimet duket se janë drejt fundit dhe nga ana infrastrukturore gjithçka pritet që të jetë gati.
Thënë kjo, aeroporti i Vlorës ka shpallur tashmë thirrjen për rekrutimin e stafit, pasi janë të lira 100 vende pune në pozicione të ndryshme.
Vlora International Airport (VIA) po përgatitet për hapjen e tij dhe është në kërkim të stafit që do të shërbejë në këtë projekt të rëndësishëm. Aktualisht janë 100 vende të lira pune në pozicione të ndryshme.
Agjent Sigurie në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës
Përshkrimi i Punës:
Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është në kërkim të Agjentëve të Sigurisë për të garantuar sigurinë e pasagjerëve, stafit dhe infrastrukturës së aeroportit. Ky rol përfshin monitorimin e hapësirave të sigurisë, inspektimin e pasagjerëve dhe bagazheve, si dhe raportimin e çdo situate të dyshimtë në përputhje me rregulloret e sigurisë ajrore.
Detyrat Kryesore:
• Kryerja e kontrolleve të sigurisë për pasagjerët, bagazhet dhe stafin sipas protokolleve të aviacionit.
• Mbikëqyrja e hapësirave të sigurisë dhe reagimi ndaj situatave të pazakonta.
• Zbatimi i rregullave dhe procedurave të sigurisë sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
• Bashkëpunimi me autoritetet dhe ekipet e tjera të aeroportit për të garantuar një mjedis të sigurt.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
• Diplomë e shkollës së mesme (diploma e arsimit të lartë përbën avantazh).
• Eksperiencë në sektorin e sigurisë, preferohet në ambiente aeroportuale ose të ngjashme.
• Aftësi të shkëlqyera vëzhgimi dhe reagimi në situata të ndryshme.
• Integritet i lartë dhe aftësi për të punuar në kushte presioni.
• Njohuri bazë të gjuhës angleze.
• Certifikim ose trajnim në sigurinë e aviacionit (përbën avantazh, por mund të ofrohet trajnim nga aeroporti).
Si të Aplikoni:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në human.resources@vlora-airport.com deri më 20/03/2025.
Bashkohuni me ekipin tonë dhe bëhuni pjesë e një aeroporti të ri dhe modern!
Marre nga Weblajm.com