KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Aeroporti i Vlorës, lidhet kontrata për instalimin e sistemit meteorologjik
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Aeroporti i Vlorës, lidhet kontrata për instalimin e sistemit meteorologjik
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

Aeroporti i Vlorës, lidhet kontrata për instalimin e sistemit meteorologjik

Përditësimi i fundit: 27 Maj, 2025 9:18 am
191 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Albcontrol njoftoi së fundmi në sistemin e prokurimeve se, lidhi kontratën me kompaninë fituese T B S 96 SHPK për të realizuar blerjen dhe instalimin e sistemit meteorologjik automatik në shërbim të Aeroportit të Vlorës. Në dokumentet e procedurës kompania publike përcakton se ky sistem është i nevojshëm për rritjen e sigurisë dhe veprimet operacionale në aeroportin në Jug të Shqipërisë.

“Me qëllim rritjen e sigurisë dhe realizimin e veprimeve operacionale në Aerodromin e Vlorës, Albcontrol kërkon të instalojë një sistem të integruar meteorologjik automatik AWOS/ATIS për matjen në kohë reale të të dhënave meteorologjike, kontrollin dhe verifikimin e tyre (nëpërmjet dy kopshteve meteorologjik të instaluar në të dy anët e pistës), marrjen e të dhënave dhe përpunimin e tyre në sistemin qendror AWOS dhe transmetimin e tyre në sistemet e tjera ndërfaqësuese sipas formateve të caktuar (mesazhet meteorologjike) si dhe në frekuencë,” thuhej në dokumente.

Sipas të njëjtave sistemi i integruar AWOS/ATIS do të sigurojnë informacionin e kërkuar për planifikimin operacional të aviacionit te kategorisë I (Cat I) dhe për të garantuar siguri të plotë në operacionet e fluturimit ulje/ngritje.

Punimet për plotësimin e infrastrukturës së nevojshme të Aeroportit të Vlorës janë në proces e sipër edhe pse në fillim të majit u mbaj një ceremoni e posaçme e certifikimit të pistës së këtij aeroporti. Pavarësisht këtij fluturimi “certifikues” në këtë aeroport nuk mund të kryhen momentalisht operacione duke përcaktuar se fillimi i aktivitetit nuk pritet të jetë së shpejti.

Këtë e konfirmuan së fundmi edhe turoperatorët e turizmit të cilët nënvizuan se kontratat me garanci që kishin nënshkruar për rajonin e Vlorës me strukturat akomoduese ndoshta do të viheshin në diskutim ose do të operoheshin nga Tirana sipas mundësive për shkak se është e pamundur që këtë vit të ulen charterat sikurse ishte përfolur me herët për aeroportin e ri.

Aeroporti i Vlorës zotërohet nga Mabco Constructions SA e cila mori kontrollin e plotë mbi kontratën koncesioneve në fund të vitit 2022 kur bleu nga ortaku YDA Insaat Sanayi ve Ticaret 40 për qind të aksioneve. Investimi i deritanishëm i deklaruar nga përfaqësuesit e qeverisë për këtë aeroport ka arritur 140 milionë euro por ende nuk është dhënë një afat për nisjen e operimit të këtij aeroporti.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zyrat e këmbimit valutor, nuk do të lejohen veprime cash për më shumë se 1 milion lekë
Artikulli tjetër UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.