KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Aksionet e ‘Truth Social’, rrjetit social të Trump, ngrihen në qiell, pas atentatit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Aksionet e ‘Truth Social’, rrjetit social të Trump, ngrihen në qiell, pas atentatit
BotaEkonomiHI-TechSociale

Aksionet e ‘Truth Social’, rrjetit social të Trump, ngrihen në qiell, pas atentatit

Përditësimi i fundit: 16 Korrik, 2024 4:53 am
163 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Aksionet kishin shtuar 30% të vlerës në bursë të hënën.

Media sociale e ish-presidentit amerikan Donald Trump, Truth Social ishte në ngritje të fortë në tregtimet e sotme në bursë, siç nisi që pas tentativës misterioze kundër jetës së tij dy ditë më parë.

Mëngjesin e të hënës aksionet ishin rritur në vlerë me 30% në çmimin prej 40 dollare. Shifra tregon më të lartën e tyre prej më shumë se një muaji, edhe pse ato mbeten poshtë maksimales së tyre prej $62.

“Aksionet shërbejnë si një indikator për ndjesinë ndaj vetë Donald Trump,” tha Tyler Richey, i analistëve Sevens Report Research, për rrjetin vendas ABC News.

“Duket ka një ringjallje të mbështetësve – si atyre radikalë pro Trump, ashtu dhe mbështetësve më të butë e te luhatshem, ndoshta kjo vjen nga situata ‘për jetë a vdekje’ që dëshmuan në televizion”, shtoi Richey.

Aksionet kishin nisur rritjen e vlerës së tyre menjëherë pas atentatit dramatik të shtunën mbrëma, por për tregtarët kjo është vetëm një tjetër ndryshim dramatik e i paparashikueshëm i çmimeve të bursës.

Për krahasim, menjëherë pas verdiktit të fajësisë së Trump për paratë e heshtjes ndaj prostitutës në maj, aksionet e tij ranë shpejt me 15%, para se të rriteshin përsëri ne vlerën e tyre.

Analistët parshikonin për ABC News se performanca e Truth Social është një luhatje e ngjashme me atë që njihet si “meme stock”, term informal financiar i lindur prej kohës së p andemisë që tregon tërheqjen e investitorëve bazuar te ideologjia, e jo te panorama financiare.

Truth Social llogaritet se ka gjeneruar rreth $4 milionë të ardhrua vitin që vjen, ndërsa kompania ka raportuar $58 milionë humbje për të njëjtën periudhë.

Për krahasim kompania e Instagram, Meta ka raportuar $135 miliardë të ardhura vitin që shkoi, shkruan ABCNews.

Përmirësimi i performancës së Truth Social besohet se mund t’i japë kompanisë mundësi të investojë dhe të përmirësojë shërbimet e saj, thotë analisti Richey duke përmendur shtimin e mundshëm të përdoruesve, teksa Trump vijon të tërheqë më shumë vëmendje me politikën dhe ‘aksionin’ e tij.

“Financa është e pamëshirshme,” thotë Richey, “por mundësitë janë gjithnjë aty, rritja e përdoruesve mund të jetë ose arrogante, ose një optimizëm afatshkurtër”.

Për momentin mungesa e financave serioze e lë Truth Social të ekspozuar ndaj dobësive, prandaj e vetmja gjë që mund të parashikohet me saktësi është paqëndrueshmëria e saj, shtonte ‘eksperti’ për ABC News.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Opozita ‘kryqëzon’ Dumanin, në Kuvend
Artikulli tjetër BE miraton 13 milionë euro për Shqipërinë, do të shkojnë për ushtrinë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.