KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BB: Infrastruktura tejkalon objektivat e turizmit, punësimi ende në vlerësim
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > BB: Infrastruktura tejkalon objektivat e turizmit, punësimi ende në vlerësim
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

BB: Infrastruktura tejkalon objektivat e turizmit, punësimi ende në vlerësim

Përditësimi i fundit: 8 Korrik, 2026 10:23 am
148 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Së fundmi vendi mbylli një program pothuajse dhjetëvjeçar të financuar me një kredi nga Banka Botërore për zhvillimin urban dhe turistik në jug të vendit.

Projekti për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik, i zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ishte planifikuar të mbyllej më 30 qershor 2026. Banka Botërore sipas një dokumenti tashmë publik e vlerësoi progresin drejt objektivave dhe ecurinë e përgjithshme të zbatimit si “të kënaqshme”, ndërsa rrezikun e përgjithshëm e mbajti në nivelin “mesatar”.

Të dhënat financiare tregojnë një kontrast mes përfundimit të punimeve dhe ritmit të financimit. Kredia fillestare, me vlerë të rishikuar prej $72.42 milionësh, ishte disbursuar plotësisht. Nga financimi shtesë prej $34.22 milionësh ishin disbursuar $23.45 milionë, ose 68.53%, duke lënë $10.76 milionë të padisbursuara sipas raportimit të 29 qershorit.

Banka tha se pjesa më e madhe e punimeve ishte përfunduar dhe aktivitetet e mbetura pritej të finalizoheshin deri në fund të qershorit. Kredia fillestare ishte mbyllur në korrik 2025, me fondet e disbursuara plotësisht.

Rezultatet më të dukshme janë në infrastrukturën urbane. Projekti ndërtoi ose rehabilitoi 253,274 metra katrorë hapësira publike, më shumë se dyfishin e objektivit prej 100,000 metrash katrorë. Në bashkitë e përzgjedhura u rehabilituan 70.84 kilometra rrugë, kundrejt një objektivi prej 16 kilometrash; u përmirësuan 91.73 kilometra ndriçim rrugor dhe 63.26 kilometra rrugë këmbësorësh.

Numri i përfituesve të drejtpërdrejtë arriti në 118,856 persona, krahasuar me objektivin prej 92,482. Prej tyre, 59,428 ishin gra.

Edhe treguesit turistikë tejkaluan objektivat e vendosura në fillim të programit. Numri i vizitorëve në destinacionet e përzgjedhura u rrit me 341%, sipas raportit, kundrejt një objektivi prej 10%. Shtatë plane menaxhimi dhe shtatë projekte të integruara për zonat turistike u hartuan, nga pesë që ishin parashikuar për secilin tregues. Katërmbëdhjetë zona turistike përmirësuan aksesin, kundrejt objektivit prej 11, ndërsa katër bashki ngritën partneritete funksionale për menaxhimin e destinacioneve.

Pika e dobët mbetet punësimi. Projekti raportoi 2,000 vende të reja ose më të mira pune, kundrejt objektivit prej 3,000. Banka Botërore tha se ky ishte i vetmi tregues i ndërmjetëm që nuk kishte arritur ende objektivin përfundimtar dhe se rezultati po rivlerësohej sipas një metodologjie të re për matjen e vendeve më të mira dhe më të paguara të punës.

Investimet, të nisura pas miratimit të projektit në vitin 2016 dhe të zgjeruara me financim shtesë në vitin 2022, synonin të lidhnin rehabilitimin urban me rritjen e turizmit dhe të bizneseve vendore në jug të Shqipërisë. Mbyllja e tyre lë një bilanc me tejkalim të fortë të objektivave infrastrukturore, por edhe me pyetje mbi përdorimin përfundimtar të financimit të mbetur dhe ndikimin afatgjatë në punësim.

Vlera totale e financimit të projektit ishte rreth 106.6 milionë dollarë, nga të cilat 72.42 milionë dollarë kredi fillestare dhe 34.22 milionë dollarë financim shtesë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tregu shqiptar i punës ‘pushtohet’ nga filipinasit dhe indianët
Artikulli tjetër Pak ditë para koncertit të Kanye West, gjysma e biletave ende të pashitura

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.