KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Birra mbeti stok gjatë gjatë sezonit turistik
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Birra mbeti stok gjatë gjatë sezonit turistik
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Birra mbeti stok gjatë gjatë sezonit turistik

Përditësimi i fundit: 26 Dhjetor, 2025 9:14 am
293 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Prodhuesit vendas ende nuk po arrijnë të ulin stokun e birrës të grumbulluar gjatë stinës së verës, për shkak të pritshmërive për rritje konsumi nga turizmi.

Stoqet e grumbulluar ndikuan në rënien e prodhimit për muajt shtator – nëntor 2025. Sipas të dhënave të Doganave për këtë periudhë prodhimi ra me 11% krahasuar me muajt shtator-nëntor 2024.

Ndërsa për 11-mujorin 2025 sipas të dhënave të Doganave u prodhua një sasi prej  37,7 mln litra birrë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, prodhimi është rritur me 8%,  duke qëndruar në nivelet më të larta pas periudhës së pandemisë së Covid-19.

Për shkak të pritshmërive për shtim të kërkesës gjatë sezonit turistik gjatë muajve të verës operatorët kryesorë pohuan se rritën gati 10% prodhimin, për shkak të parashikimeve optimiste për shtim konsumi nga turizmi.

Rritja më e lartë e prodhimit rezulton se ka qenë në muajin korrik 2025. Sipas të dhënave të Doganave për muajin korrik u prodhuan 6,1 mln litra birra apo 35% më shumë se muaji korrik 2024.

Megjithëse disa nga fabrikat më të mëdha rritën prodhimin në muajt e verës, pas përfundimit të sezonit turistik operatorët raportuan se pjesa më e madhe e birrës u magazinua, pasi rritja e pritshme e konsumit nga turizmi nuk është realizuar.

Operatorët pohuan se për sezonin turistik dominuan turistët low cost , që më tepër konsumonin në ambientet me qira sesa në bare dhe restorante.

Sipas prodhuesve janë edhe disa faktorë të tjerë ndikojnë në pengimin e rritjes së konsumit të birrës vendase, që nga Akciza e aplikuar për prodhimin vendas që prej 2023 është e barabartë me akcizën e shoqërive importuese; Çmime konkurruese nga birrat e importit, si pasojë presion konkurrues mbi çmimet; Ulja e konsumit të pijeve alkoolike në tërësi në ambientet familjare dhe konsumi i tyre kryesisht në bare dhe restorante, ku çmimet e ofruara janë të larta (çmimi mesatar për shishe 0.33 l ose kanaçe 0.5 l në dyqan është 80–120 lekë, ndërsa në bare dhe restorante 200–350 lekë).

Ndërsa importet e birrës vijojnë të jenë me rënie, e cila nisi që në muajin korrik 2025 sipas të dhënave të Doganave.

Për periudhën janar-nëntor është importuar një sasi prej 51,6 mln litra birrë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s importet kanë rënë 4.3%.

Drejtues të një prej kompanive importuese të birrës në vend pohuan më herët se gjatë muajve të verës hasën rënie të konsumit, e ndikuar nga disa faktorë përfshirë numrin më të ulët të turistëve për sezonin 2025 në raport me sezonin e kaluar, abuzimi me çmimet e shitjes së birrës së importit në zonat bregdetare përgjatë stinës së verës, si dhe me aksionet e nisura nga qeveria në muajt e verës për lirimin e hapësirave publike.

Aksioni për lirimin e hapësirave që nisi në muajt e verës u shoqërua me heqjen e tendave të shumë bare dhe restoranteve në vend.

Por pavarësisht rënies së tyre dhe shtimit të prodhimit të ndikuara nga tendencat e konsumit, importet vijuan të zënë peshën kryesore të tregut në vend. Për janar -nëntor 2025 pesha e tyre arriti 58% kundrejt peshës prej 42% që zuri prodhimi vendas.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Miratohet fondi për kompensimin e pronarëve të prekur nga legalizimet

Zhduken llogaritë që promovuan protestën e flamingove në rrjetet sociale

Vlorë/ Biznesmeni Vasil Bedinaj denoncon në polici një kërcënim

Tragjedi në Ishujt Kanarie, 83 emigrantë raportohen të humbur pas mbytjes së anijes

Francë/ Zbulohet lista sekrete me 26 VIP-a, shënjestra të një bande rrëmbyesish

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Një stuhi e fuqishme kërcënon Kaliforninë
Artikulli tjetër Bie çmimi i lëndëve të ndërtimit, por nuk ulen çmimet e ndërtimeve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vjenë: Vdesin 4 punëtorë nga Kosova, pas rënies së skelave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni 3 Shtator, 2026
BE-ja vendosi tarifa për blerje nga Temu, AliExpress e kompani të tjera kineze
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 3 Shtator, 2026
Pse taksa 5 përqind ndaj miliarderëve në Kaliforni po ndiqet me vëmendje
Aktuale Analize Bota Finance Kryesore Sociale 3 Shtator, 2026
Kosovë/ Veteranët paralajmërojnë protesta, nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së
Fokus Koment Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 3 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.