KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Breshëri goditjesh mbi bujqësinë e rrënuar shqiptare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Breshëri goditjesh mbi bujqësinë e rrënuar shqiptare
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreOpinionSociale

Breshëri goditjesh mbi bujqësinë e rrënuar shqiptare

Përditësimi i fundit: 25 Mars, 2026 12:42 pm
92 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Rritja e menjëhershme e çmimit të naftës ka goditur rëndë sektorin e bujqësisë. Efektin e kanë ndjerë të parët, fermerët e vegjël në Divjakë dhe Fier, të cilët nuk kanë mundësi të blejnë naftën për plugimin dhe frezimin e tokës.

“Plugimi ka vajtur 20 mijë lek/dynym, ka qenë 17 mijë. Freza 18 mijë/dynym. Naften e mora me 214 lek/liter për zetorin”, tha Ruzhdi Veliu, fermer në Divjake.

“Naftën e blej 214 lek/liter. Lakra e kuqe është tharë në zetor se nuk shitet. Është rritur kosto shumë dhe çmimet e perimeve mbeten të uleta”, shprehet fermeri tjetër Thoma Dhori.

Fermerët e vegjël thonë se nuk përfitojnë nga skema e subvencionit, pasi shteti jep naften pa akcize vetëm për ata që kanë mbi 1 hektar tokë.

“Subvencionin e naftës e marr vetëm për tokën time 1.5 ha por kam dhe 40 ha tokë me qira por nuk marr subvencion sepse nuk kam certifikatat e tokave që kam marrë me qera dhe unë dal me minus. Kjo për mua nuk është ndihmë; bujqësia ka vajtur në zero”, shprehet Vilson Sika, fermer ne Fier.

Por rritja e çmimit të naftës nuk është problemi i vetëm për fermerët. Paralelisht ata po përballen me rritje dyshifrore edhe të çmimeve për plehrat kimikë dhe inputet e tjera bujqësore.

Ngushtica e Hormuzit, e bllokuar në mënyrë efektive nga Teherani, mbart rreth 30% të plehrave të tregtuara globalisht dhe prodhuesit e Gjirit janë furnizues të mëdhenj të amoniakut dhe uresë, sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të OKB-së.

Banka e Amerikës paralajmëron se konflikti kërcënon 65% deri në 70% të furnizimeve globale të uresë, dhe çmimet tashmë janë rritur me 30% deri në 40%.

Ndryshe nga karburanti, plehrat nuk kanë rezerva strategjike. Megjithatë disa vende janë më të ekspozuara se të tjerat.

Në tregun shqiptar çmimet e plehrave kimikë janë rritur sakaq me 30 për qind krahasuar me fillimin e luftës në Iran, ndërkohë që rritja pritet të vazhdojë. Kjo do të godasë edhe më shumë prodhimin e rrënuar vendas, teksa fermerët janë sakaq në vështirësi të mëdha ekonomike dhe të goditur nga kostot e larta të prodhimit.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tradhti në tregjet e kontratave të së ardhmes
Artikulli tjetër PD sqaron largimin e dy këshilltarëve bashkiakë në Durrës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.