KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BSH raporton sinjale të forta të ngadalësimit në sëktorin e ndërtimit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > BSH raporton sinjale të forta të ngadalësimit në sëktorin e ndërtimit
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

BSH raporton sinjale të forta të ngadalësimit në sëktorin e ndërtimit

Përditësimi i fundit: 2 Mars, 2026 12:32 pm
424 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë nga Vrojtimit i Biznesit dhe Konsumatorit tregojnë një rënie të fortë të besimit në sektorin e ndërtimit, duke sinjalizuar për ngadalësim të aktivitetit gjatë këtij viti.

Në muajin shkurt, treguesi i besimit në ndërtim ra me 6.5 pikë përqindje, një nga lëvizjet më të theksuara mujore të këtij sektori.

Megjithëse niveli i treguesit mbetet ende rreth 12 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë, dinamika e rënies tregon një përkeqësim të perceptimit të bizneseve për situatën aktuale dhe porositë në vazhdim.

Sipas vlerësimeve, ndikimi kryesor në rënie ka ardhur nga dobësimi i aktivitetit ndërtues dhe pritjet më të rezervuara për kontratat aktuale.

Në kontrast, treguesi i ndjesisë ekonomike në tërësi u ul me 2.5 pikë në shkurt, ndërsa besimi në industri shënoi rritje, çka e bën edhe më të dukshme dobësimin relativ të ndërtimit brenda strukturës së ekonomisë.

Ndërkohë, besimi i konsumatorëve mbeti pothuajse i pandryshuar, duke treguar se sinjalet negative janë më të përqendruara në sektorin e investimeve.

Ecuria e muajve të fundit sugjeron se ndërtimi mund të hyjë në një fazë më të moderuar gjatë vitit, sidomos nëse ritmi i porosive dhe aktivitetit vijon të zbutet.

Duke qenë një nga sektorët kryesorë që ka mbështetur rritjen ekonomike në vitet e fundit, çdo ngadalësim i tij pritet të ketë ndikim më të gjerë në ritmin e përgjithshëm të ekonomisë.

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bandat shqiptare shesin cigare kontrabandë në Britani përmes TikTok dhe Facebook
Artikulli tjetër Firma e munguar në marrëveshjen e armëve që shkarkoi Piro Vëngun

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.