KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Firma e munguar në marrëveshjen e armëve që shkarkoi Piro Vëngun
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Firma e munguar në marrëveshjen e armëve që shkarkoi Piro Vëngun
AnalizeFokusKryesorePolitikeZhvillim

Firma e munguar në marrëveshjen e armëve që shkarkoi Piro Vëngun

Përditësimi i fundit: 2 Mars, 2026 12:33 pm
194 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri Rama ka bërë ndryshime të mëdha në qeveri duke hequr nga kabineti emra me peshë elektorale, të cilët janë zëvendësuar nga personazhe të panjohur, gjë e cila bëri që disa ta konsideronin këtë kabinet si “qeveria teknike” e kërkuar prej muajsh nga opozita.

Rama zëvendësoi ministrat me arsyetime publike dhe shkaqe të pathëna të ndryshme nga pas, ndërkohë që bie në sy heqja nga detyra e Pirro Vengut.

Ky i fundit ka qenë një ndër personazhet më të preferuar të Ramës, ashtu siç e ka ai, që fiksohet herë pas here me riorë që i ka pranë, të cilët më pas i ngre deri në apogje dhe më pas i përplas fort në tokë sikur për të thënë që “pushteti i vërtetë jam unë në këtë vend”.

Siç mëson skyweb.al, Rama ka pasur një shkak të ndryshëm për shkarkimin e Pirro Vengut, për të cilin e kishte “ndarë mendjen” disa muaj më parë, pasi ish-ministri i Mbrojtjes kishte refuzuar të firmoste një marrëveshje armësh, gjë e cila ai mendonte se do ta ekspozonte rrezikshëm atë si politikan përballë NATO-s, krahas problemeve ligjore që dyshohet se ka kjo marrëveshje, të cilën Rama e kërkonte me ngulm.

Skyweb.al mësoi nga burime pranë kupolës së lartë të PS se irritimi i Ramës me Vengun nisi në verën e vitit 2025, kur atij i është dërguar në zyrë një marrëveshje armësh, të cilën i është kërkuar ta firmosë pa vonesa, por gjatë konsultimit të të dhënave dhe kontakteve me aleatët e NATO-s, Vengu është këshilluar të mos e vendosë firmën mbi atë dokument pasi kështu do të ekspozohej rrezikshëm përballë vendeve aleate, ndryshe nga sa këmbëngulte kryeministri.

“Shumëkush mban mend lajmet që qarkulluan gjatë verës se Rama do ta shkarkonte Vengun gjatë verës, ishte pikërisht momenti i përplasjes së tij me ministrin”, tha një tjetër burim për skyweb.al.

Me vendosjen e Ermal Nufit në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, një personazh që ka shërbyer pranë zyrës së tij, Rama synon të mbarojë punë me këtë marrëveshje, të cilën Vengu ia bllokoi për disa muaj duke ruajtur në radhë të parë veten e tij.

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm BSH raporton sinjale të forta të ngadalësimit në sëktorin e ndërtimit
Artikulli tjetër Tirana ndër qytetet me indeksin më të ulët të kujdesit shëndetësor në Evropë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.