KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tirana ndër qytetet me indeksin më të ulët të kujdesit shëndetësor në Evropë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Tirana ndër qytetet me indeksin më të ulët të kujdesit shëndetësor në Evropë
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Tirana ndër qytetet me indeksin më të ulët të kujdesit shëndetësor në Evropë

Përditësimi i fundit: 2 Mars, 2026 12:36 pm
398 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Tirana renditet ndër qytetet me nivelin më të ulët të cilësisë së kujdesit shëndetësor në Europë, sipas të dhënave të platformës ndërkombëtare Numbeo. Kryeqyteti shqiptar pozicionohet në vendin e 25-të nga 26 qytete të analizuara, me një indeks të kujdesit shëndetësor prej vetëm 47.3, duke lënë pas vetëm Banja Lukën, e cila ka një indeks prej 46.1.

Diferenca me qytetet kryesore të Europës është shumë e theksuar. Madridi renditet në vendin e parë me një indeks prej 79.2, i ndjekur nga Porto me 78.8, Valencia me 77.7 dhe Barcelona me 76.7, çka tregon një nivel shumë më të lartë të cilësisë dhe aksesit në shërbimet shëndetësore krahasuar me Tiranën. Edhe qytete si Bolonja me 76.1, Lisbona me 72.4 dhe Milano me 70.2 paraqesin një avantazh të konsiderueshëm ndaj kryeqytetit shqiptar.

Në rajon, Tirana mbetet gjithashtu në nivele më të ulëta. Zagrebi ka një indeks prej 64.9, Ljubljana 66.6, ndërsa Spliti 68.4. Edhe Sarajeva, me 59.1, Athina me 58.5 dhe Selaniku me 57.5, qëndrojnë dukshëm mbi nivelin e Tiranës. Në të njëjtën kohë, Shkupi ka një indeks prej 55.0, Beogradi 53.1 dhe Novi Sadi 50.2, duke treguar se edhe këto qytete të Ballkanit ofrojnë, sipas perceptimit të Numbeo, një nivel më të lartë të kujdesit shëndetësor.

Pozicioni i ulët i Tiranës reflekton sfidat e vazhdueshme të sistemit shëndetësor shqiptar, i cili përballet me kufizime në financim, infrastrukturë dhe burime njerëzore. Shqipëria shpenzon më pak për shëndetësinë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto krahasuar me shumicën e vendeve europiane, ndërsa sistemi publik përballet me mungesa të stafit dhe emigrimin e vazhdueshëm të mjekëve dhe infermierëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Në vitet e fundit, sektori privat i shëndetësisë është zgjeruar ndjeshëm, veçanërisht në Tiranë, duke ofruar shërbime më moderne dhe më të shpejta, por shpesh me kosto të lartë për qytetarët. Kjo ka krijuar një diferencë të ndjeshme mes atyre që mund të përballojnë shërbime private dhe pjesës tjetër të popullsisë që mbështetet kryesisht në sistemin publik.

Indeksi i ulët i Numbeo pasqyron jo vetëm cilësinë e perceptuar të shërbimeve, por edhe besimin e qytetarëve tek sistemi shëndetësor, kohën e pritjes, aksesin në trajtim dhe infrastrukturën në dispozicion. Renditja e Tiranës në fund të listës evropiane tregon se, pavarësisht përmirësimeve të viteve të fundit dhe investimeve në disa spitale dhe klinika, sistemi shëndetësor shqiptar mbetet ende larg standardeve të shumicës së vendeve të rajonit dhe Evropës.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Firma e munguar në marrëveshjen e armëve që shkarkoi Piro Vëngun
Artikulli tjetër Tre avionë luftarakë amerikanë rrëzohen në Kuvajt

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.