KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dobësi në ekzekutimin e buxhetit, vetëm 4,7 milion euro tendera me fitues
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Dobësi në ekzekutimin e buxhetit, vetëm 4,7 milion euro tendera me fitues
AnalizeEkonomiKryesoreZhvillim

Dobësi në ekzekutimin e buxhetit, vetëm 4,7 milion euro tendera me fitues

Përditësimi i fundit: 17 Shkurt, 2025 10:04 am
156 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në muajin janar të këtij viti vlera e prokurimeve publike për të cilat është shpallur një fitues ishte vetëm 470 milionë lekë ose 4.7 milionë euro.

Kjo shumë është shumë e ulët krahasuar me madhësinë e buxhetit 2025, mbi 8 miliardë lekë, gjysma e të cilave pritet të prokurohen në vazhdim për blerjen e mallrave, shërbimeve dhe kryerjen e punëve publike.

Sipas të dhënave nga data-baza e Agjencisë së Prokurimeve Publike gjatë janarit rezultuan me fitues 1527 procedura prokurimi, nga të cilat 874 procedura ishin për blerjen e shërbimeve, 614 ishin për furnizime me mallra dhe vetëm 39 procedura ishin për punë publike.

Siç shihet nga të dhënat, fondi i prokuruar për punë publike zuri vetëm 7.7 për qind të prokurimeve me fonde publike në muajin janar 2025.

Të dhënat tregojnë se 16 për qind e numrit të prokurimeve me fitues ishin për blerje të biletave të avionit me vlerë 350 mijë euro për muajin janar 2025.

Buxheti i shtetit këtë vit është programuar në vlerën e 822 miliardë lekëve më shumë se 8 miliardë euro, çka do të thotë si një vlerë më e madhe se vitet e kaluara është në dispozicion të prokurimeve publike.

Në muajt e parë të vitit ka gjithnjë vështirësi për të tenderuar fondet sipas planifikimeve të buxhetit. Prokurimet dhe tenderët nisin me vonesë, përveç blerjeve emergjente që shpesh behën me negocim pa shpallje.

Vitin e kaluar pati vështirësi në zbatimin e buxhetit të shtetit për shkak të mosrealizimit të procedurave të prokurimit.

Agjencia e Prokurimit Publik u përball me probleme të burimeve njerëzore. Mungesat në staf dhe hezitimet për të çuar përpara procedurat e prokurimeve nga frika e hetimeve të SPAK bëri që shumë tenderë të dështonin.

Sistemi i prokurimeve publike në Shqipëri përballet me një sërë problemesh, të cilat ndikojnë negativisht në transparencën, konkurrencën dhe menaxhimin e fondeve publike dhe klientelizmi. Ka raste kur kriteret e vlerësimit ndryshojnë në mënyrë të paqartë gjatë procesit, sipas rasteve që janë ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik.

Kontratat publike jepen shpesh të njëjtave kompani, duke kufizuar konkurrencën. Hetimet nga organet e drejtësisë kanë gjetur lidhje të forta mes kompanive private dhe zyrtarëve publikë, Madje janë zbuluar skema që përfitues të tenderëve publikë ishin vetë zyrtarët.

Shumë tenderë jepen përmes negociatave të drejtpërdrejta, pa një proces të hapur konkurrues. Kjo praktike ka çmimet për shërbime ose produkte.

Në shumë raste kompanitë që fitojnë garat nuk kanë kapacitete teknike dhe nuk janë të duhurat (rasti inceneratorëve) duke bërë që kontratat të dështojnë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Publikohet plani i paqes së Trumpit: “Lufta në Ukrainë mbaron më 20 prill”
Artikulli tjetër BDI dënon ndërrimin e tabelave sinjalizuese, në autostradën Shkup – Tetovë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.