KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Publikohet plani i paqes së Trumpit: “Lufta në Ukrainë mbaron më 20 prill”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Publikohet plani i paqes së Trumpit: “Lufta në Ukrainë mbaron më 20 prill”
BotaOpinionPolitikeZhvillim

Publikohet plani i paqes së Trumpit: “Lufta në Ukrainë mbaron më 20 prill”

Përditësimi i fundit: 17 Shkurt, 2025 9:59 am
151 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Prej kanaleve diplomatike kanë rrjedhur në media informacione mbi pikat që përmban plani i paqes së propozuar nga Presidenti amerikan Donald Trump për luftën në Ukrainë.

Ndërsa Presidenti amerikan pritet ta shpallë këtë plan në dy javët e ardhshme disa media si Daily Mail, apo gazeta ukrainase Strana, që citojnë burime diplomatike, thonë se Trump do kërkojë armëpushim në Ukrainë brenda datës 20 prill.

Po ashtu në këtë plan parashikohet që rindërtimi i Ukrainës t’i faturohet vendeve europiane, afërsisht 486 miliardë dollarë.Ukraina do të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO të paktën për një dekadë.

Plani përfshin gjithashtu krijimin e një zone të çmilitarizuar të drejtuar nga trupat evropiane, pa përfshirje të drejtpërdrejtë të oficerëve dhe ushtarëve amerikanë, ndërsa Ukraina do të njohë sovranitetin rus mbi rajonet që aneksoi në mënyrë të njëanshme. Ukraina do të detyrohet të tërheqë trupat nga rajoni rus i Kurskut.

Ndonëse të pakonfirmuara zyrtarisht dhe larg kërkesave të qeverisë Zelensky, mediat thonë se bisedimet për t’i dhënë fund luftës do të nisin me bisedime mes Trump e Putin deri më 20 shkurt, çka përkon me përvjetorin e tretë të luftës, e më pas SHBA-të thuhet se do ta shtynin Ukrainën të pranonte një armëpushim deri më 20 prill.

Fakt është se rreth datës 20 shkurt është planifikuar një vizitë në Ukrainë nga i dërguari special amerikan Keith Kellogg, i cili po merr pjesë edhe në Konferencën e Sigurisë së Mynihut ku tha se “Evropa do të konsultohej, por nuk do të ulej në tryezën e bisedimeve të paqes për Ukrainën”.

Një paqe që duket favorizon më shumë Rusinë e dëshmon edhe deklarata miqësore e zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i cituar nga agjencitë e Moskës, i cili komentoi deklaratat e trump për fundin e luftës, duke thënë se presidenti amerikan është ” i mirëpritur në Rusi sa herë që dëshiron ta vizitojë”.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dëbora zbardh veriun e vendi
Artikulli tjetër Dobësi në ekzekutimin e buxhetit, vetëm 4,7 milion euro tendera me fitues

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.