KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ekspertët parashikojnë rënie 20% të prodhimit të misrit, në Shqipëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ekspertët parashikojnë rënie 20% të prodhimit të misrit, në Shqipëri
AnalizeEkonomi

Ekspertët parashikojnë rënie 20% të prodhimit të misrit, në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 11 Shtator, 2024 6:28 am
135 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Mes shqetësimeve për prodhimin e këtij viti, fermerët tashmë kanë nisur korrjen e misrit, një nga kulturat më të rëndësishme për bujqësinë shqiptare, pasi misri, prej vitesh përbën një zë të rëndësishëm për industrinë ushqimore dhe sektorin e blegtorisë.

Fermeri Zef Ndoka është një nga më të njohurit në zonën e Nënshkodrës për kultivimin e misrit. Ai thotë se ky vit ishte i vështirë për shkak të rritjes së kostos së prodhimit, një fenomen që po vazhdon prej disa vitesh dhe po ndikon në uljen e interesit të fermerëve për kultivimin e kësaj kulture bujqësore.

Fermeri Kujtim Garupi, nga fshati Kosmaçë i bashkisë Vau Dejës, thotë se sapo ka nisur korrjen e misrit dhe është i kënaqur me prodhimin, pasi në dynymin e parë të korrur deri tani mori një sasi prej 12 kuintal e 50 kilogram.

Por ai është i shqetësuar për situatën në treg, pasi, sipas tij, po importohet misër nga rajoni me çmime më të ulëta se kostoja e prodhimit.

Si Zefi ashtu edhe Kujtimi nuk përfituan këtë vit nga subvencionet shtetërore në bujqësi, megjithëse e vlerësojnë si shumë të nevojshëm, pasi kostot e prodhimit në bujqësi janë rritur, ndërsa tregu është i ulët, ç’ka, sipas tyre, po shton rrezikun që toka të mbetet pa punuar.

Specialisti i Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, profesor Kostandin Hajkoja, thotë se këtë vit në Shqipëri u mbollën rreth 60 mijë hektarë me misër, por kushtet atmosferike nuk ishin të favorshme dhe kjo ndikoi në uljen e rendimentit.

“Këtë vit misri pati shumë probleme për arsye të klimës, thatësira e tejzgjatur dhe temperaturat shumë të larta. Kanë qenë 3-4 gradë më shumë se mesatarja shumëvjeçare. Kjo ka sjellë probleme edhe me mbushjen e kallirit dhe peshën e kokrrës. Në pjesën më të madhe të tokave pa ujë rendimenti nuk i kalon 4 ton për hektarë”, tregon ai.

Edhe në rajon, thotë profesor Hajkoja, këtë vit pati kushte klimatike jo të favorshme për kultivimin e misrit, ç’ka pritet të ndikojë edhe në tregun rajonal të kësaj kulture të rëndësishme si për blegtorinë, ashtu edhe industrinë ushqimore.

“Edhe në rajon është e njëjta situate. Parashikohet rreth 30-40 përqind më pak prodhim këtë vit. Parashikohet një rritje e shpejtë e çmimit, pasi këto vende kanë edhe klauzolat e veta që nuk lejojnë të eksportohet misër nga vendet e tyre”.

Sipas profesor Hajkojës, Shqipëria këtë vit pritet të plotësojë rreth 80 përqind të nevojave të saj për misër, ndërkohë që vitin e kaluar, për herë të parë pas 30 viteve, nevojat e vendit për misër u plotësuan në masën 100 përqind.

Shqipëria konsumon rreth 500 mijë ton misër në vit për nevojat e blegtorisë dhe për industrinë ushqimore, por kjo shifër po shënon rritje nga viti në vit për shkak të rritjes së konsumit ushqimor nga numri i lartë i turistëve që vizitojnë vendin.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Harris, Trump kritikojnë ashpër qëndrimet politike të njëri-tjetrit në debatin e tyre të parë
Artikulli tjetër Prag tragjedie në Rinas, indiani hap derën e avionit të “Air Albania”-s

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.