KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fitimet e investitorëve të huaj arritën në 1.1 miliardë euro për 2024-ën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Fitimet e investitorëve të huaj arritën në 1.1 miliardë euro për 2024-ën
AnalizeEkonomiKryesoreZhvillim

Fitimet e investitorëve të huaj arritën në 1.1 miliardë euro për 2024-ën

Përditësimi i fundit: 22 Prill, 2025 9:41 am
200 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri vitin e kaluar arritën në më shumë se 1.1 miliardë eurove dhe prekën një nivel të ri rekord historik vitin e kaluar.

Të dhënat e Bilancit të Pagesave tregojnë se të ardhurat e investitorëve të huaj nga investimet për vitin 2024 arritën vlerën e 1.1 miliardë eurove, në rritje me 9.8% krahasuar me një vit më parë.

Kjo shumë përfshin fitimet e shpërndara ose të riinvestuara të investitorëve të huaj në vendin tonë.

Nëse nga shuma totale e të ardhurave nga investimet zbresim vlerën e fitimeve të riinvestuara (853 milionë euro), shuma e tërhequr nga investitorët e huaj vitin e kaluar mund të llogaritet në 256 milionë euro, me një rritje prej 21.3% krahasuar me vitin 2023.

Në kahun e kundërt, edhe flukset hyrëse të të ardhurave nga investimet (të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga investimet jashtë vendit) për vitin 2024 u rritën në 294 milionë euro, 47% më shumë krahasuar me vitin 2022.

Megjithatë, bilanci neto i të ardhurave nga investimet ishte gjerësisht negativ në vlerën e 815 milionë eurove, në nivele të përafërta me vitin 2023.

Investimet e huaja në Shqipëri janë shumë më të mëdha se investimet shqiptare jashtë vendit, ndaj bilanci neto i të ardhurave nga investimet ka qenë historikisht negativ.

Rimëkëmbja e shpejtë të ekonomisë pas pandemisë ka sjellë efekte pozitive edhe për ndërmarrjet e huaja që veprojnë në Shqipëri, duke ndikuar në rritjen e fitimeve. Megjithatë, një pjesë e mirë e rritjes mund t’i atribuohet forcimit të Lekut në kursin e këmbimit me Euron.

Në fund të vitit 2024, kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ishte 5.5% më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërmarrjet e huaja në përgjithësi i sigurojnë të ardhurat e tyre në Lekë, ndërsa fitimet për aksionerët i shpërndajnë në valutë të huaj. Forcimi i Lekut ka bërë që e njëjta sasi e monedhës vendase të përkthehet në një vlerë më të lartë në valutë të huaj, kryesisht në Euro. Për këtë arsye, mes aktorëve që kanë përfituar nga rënia e Euros në kursin e këmbimit, janë edhe investitorët e huaj.

Duke qenë se një pjesë e mirë e fitimeve nuk shpërndahen, por riinvestohen, forcimi i Lekut, në mënyrë të tërthortë, ka ndikuar edhe në rritjen e investimeve të huaja në vitet e fundit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, për vitin 2024 fitimi i riinvestuar arriti në 853 milionë euro osa pothuajse sa 54% të totalit të investimeve të huaja direkte. Ato u rritën me 6.3% krahasuar me vitin 2023. Në vitet e fundit, fitimet e riinvestuara kanë kaluar në vlerë flukset e reja të investimeve të huaja direkte.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gara për “Këpucën e Artë” gjithnjë e më emocionuese, Salah në krye
Artikulli tjetër Dështon përsëri seanca konstituive në Kosovë, shtyhet për ditën e mërkurë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.