KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: FMN rrit parashikimin e ekonomisë shqiptare në 3.8%, për vitin 2025
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > FMN rrit parashikimin e ekonomisë shqiptare në 3.8%, për vitin 2025
AktualeAnalizeEkonomiKryesore

FMN rrit parashikimin e ekonomisë shqiptare në 3.8%, për vitin 2025

Përditësimi i fundit: 24 Prill, 2025 9:51 am
155 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ekonomia globale do të ndikohet nga tensionet në rritje tregtare dhe pasiguria politike. Rritja e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) global pritet të ngadalësohet në 2.8% në vitin 2025 dhe në 3% në vitin 2026.

Kjo sipas Raportit të Përditësuar për Perspektivën Ekonomike Botërore (WEO) të publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Në nivel rajonal, FMN parashikon një ecuri pozitive për vendet e Ballkanit. Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet me 3.8% në 2025 nga 3.4% që parashikohej në raportin e perspektivës ekonomike të tetorit. Parashikimi për Kosovën mbetet i pandryshuar në 4%, ndërsa parashikon me ulje ekonomitë e tjera në vendet e rajonit.

Serbia do të rritet me 3.5%, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut parashikohen të kenë një rritje të ngjashme prej 3.2%. Pë Bosnjë-Hercegovinën parashikohet të rritet me 2.8%.

Përshkallëzimi i shpejtë i tensioneve tregtare dhe nivelet jashtëzakonisht të larta të pasigurisë politike pritet të kenë një ndikim të ndjeshëm në aktivitetin ekonomik global, thuhet në raportin e ri.

Rishikimi i muajit janar parashikonte një rritje të PBB-së globale prej 3.3% për vitet 2025 dhe 2026. Theksohet se situata ka ndryshuar pasi qeveritë në mbarë botën po ndryshojnë prioritetet e tyre politike.

Ndër të tjera, që nga raporti i janarit, një sërë masash të reja tarifore janë shpallur dhe zbatuar nga Shtetet e Bashkuara dhe kundërmasa nga partnerët e saj tregtarë. Kjo kulmoi me vendosjen e tarifave pothuajse universale nga SHBA më 2 prill, duke e çuar nivelin efektiv të tarifave në një nivel që nuk është parë në shekullin e fundit. Vetë kjo është një tronditje e rëndë negative për rritjen ekonomike, sipas FMN-së.

Paparashikueshmëria me të cilën janë zhvilluar këto masa, ndër të tjera, e bën të vështirë parashikimin. Prandaj, FMN e quan rishikimin e prillit një “parashikim referues”, i bazuar në informacionin deri më 4 prill 2025, përfshirë tarifat e 2 prillit dhe reagimet fillestare. Ai shoqërohet edhe me një sërë skenarësh të tjerë për rritjen globale, kryesisht në varësi të ndryshimeve në politikat tregtare.

Për Ukrainën, parashikimi për rritjen e PBB-së për këtë vit është ruajtur në 2%, ndërsa për vitin e ardhshëm është parashikuar në 4.5%.

FMN pret që inflacioni bazë global të bjerë më ngadalë sesa pritej në janar, duke arritur në 4.3% në vitin 2025 dhe në 3.6% në vitin 2026.

Më herët, drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva, kishte theksuar se fragmentimi i sistemit tregtar global ka rritur vëmendjen ndaj çështjeve të sigurisë kombëtare, të cilat favorizojnë prodhimin vendas të mallrave si çeliku, në vend të kostos së tyre – kështu që po rikthehet vetë-mjaftueshmëria.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Distria Krasniqi, kampione e Europës për herë të tretë
Artikulli tjetër Qeveria greke shpall masat ekonomike të përhershme

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.