KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Industria dhe shërbimet udhëheqin rritjen e besimit të bizneseve për ekonominë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Industria dhe shërbimet udhëheqin rritjen e besimit të bizneseve për ekonominë
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

Industria dhe shërbimet udhëheqin rritjen e besimit të bizneseve për ekonominë

Përditësimi i fundit: 2 Qershor, 2025 11:23 am
201 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Rritet treguesi i besimit në ekonomike për muajin maj, ndikuar kryesisht nga rritja e ndjeshme e besimit në industri. Referuar vrojtimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 1.1 pikë në muajin maj, duke qëndruar 8.9 pikë mbi mesataren historike. Rënia e besimit në sektorin e ndërtimit dhe të tregtisë dha një kontribut negativ në treguesin e agreguar për ekonominë. Besimi konsumator mbeti i pandryshuar, në nivelin e një muaji më parë.

Treguesi i besimit të industrisë (TBI) u rrit me 8 pikë përqindje në muajin maj, duke kompensuar rënien e muajit të kaluar. Niveli i tij këtë muaj është përsëri mbi mesataren historike me rreth 7.8 pikë përqindje. Përmirësimi i TBI-së u përcaktua nga vlerësimet optimiste për kontratat porositëse të bizneseve nga eksportet. Gjithashtu, bizneset ishin më optimiste edhe për prodhimin industrial aktual. Pritjet për çmimet në të ardhmen kanë shënuar rënie të lehtë krahasuar me muajin e kaluar.

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) ra me 3.4 pikë përqindje në muajin maj. Pavarësisht luhatjeve mujore, niveli i TBN-së qëndron ndjeshëm (+13.4 pikë përqindje) mbi mesataren historike. Rënia e TBN-së këtë muaj u përcaktua nga vlerësime më të ulëta të bizneseve për aktivitetin ndërtues aktual dhe pritje më të ulëta për porositë kontraktuese. Pritjet për çmimet u rishikuan lehtë për lart këtë muaj.

Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) u rrit me 2.2 pikë përqindje në muajin maj. Niveli aktual i tij qëndron ndjeshëm mbi mesataren historike (+16 pikë përqindje). Përmirësimi i TBSH-së u përcaktua nga vlerësimet më pozitive të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për nivelin e kërkesës. Pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen janë rritur këtë muaj.

Treguesi i besimit në tregti (TBT) regjistroi rënie me 1.8 pikë përqindje në muajin maj. Niveli i tij aktualisht qëndron rreth 4 pikë përqindje mbi mesataren historike (Grafik 2). Në rënien e TBT-së ndikuan kryesisht vlerësimet më pesimiste për ecurinë aktuale të biznesit. Në një masë më të vogël rënëse ndikoi edhe komponenti i pritjeve për nivelin e punësimit në të ardhmen. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë rishikuar në rritje këtë muaj.

Treguesi i besimit konsumator (TBK) ruajti të njëjtin nivel me një muaj më parë, duke qëndruar rreth 2.4 pikë përqindje mbi mesataren historike. Për sa i përket komponentëve përbërës të treguesit TBK, vlerësimi i konsumatorëve për situatën e përgjithshme ekonomike u përmirësua në maj, duke dhënë kontributin kryesor rritës. Ndërkohë, komponentët e tjerë – situata financiare e familjeve dhe blerjet e mëdha – dhanë kontribut negativ në TBK.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Maqedonia e Veriut rrezikon të mbetet me 500 mijë banorë
Artikulli tjetër Skuterat problem i madh në Tiranë, 1 mijë lekë gjobë përdoruesve pa kaskë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.