KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Investimet e huaja arritën rekord, por projektet “greenfield” (nga zero) u fundosën me 88%
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Investimet e huaja arritën rekord, por projektet “greenfield” (nga zero) u fundosën me 88%
AktualeAnalizeEkonomiKryesore

Investimet e huaja arritën rekord, por projektet “greenfield” (nga zero) u fundosën me 88%

Përditësimi i fundit: 6 Janar, 2025 11:28 am
134 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në shifra, Shqipëria po përjeton ditët e saj më të mira sa u përket Investimeve të Huaja Direkte (IHD). Banka e Shqipërisë ka raportuar se në vitin 2023, IHD-të arritën vlerën e 1.49 miliardë eurove, në rritje me 8.7% krahasuar me një vit më parë, duke shënuar nivelin më të lartë historik të regjistruar ndonjëherë.

Pavarësisht vlerës së lartë, ndikimi real në ekonomi duket të ketë qenë i ulët, teksa në pjesën më të madhe kjo vlerë përfaqëson blerje të pasurive të paluajtshme, rritje të kapitalit të shoqërive financiare, kryesisht bankave, apo hapje të puseve të reja të naftës. Investimet reale, me vlerë të shtuar në ekonomi e punësim, mungojnë.

Raporti i fundit i Institutit për Studime Ekonomike i Vjenës vlerëson se ka një rënie të theksuar të investimeve të huaja direkte në gjithë Europën Lindore por në Shqipëri rënia është sidomos evidente në ato investime që nisin nga zero ku kompanitë zhvendosin operacionet e tyre në një vend tjetër apo të cilësuara nën togfjalëshin “greenfield investment”.

Investimet e kësaj natyre përgjithësisht përfshijnë kompani të mëdha të cilat përfitojnë nga ekonomia e shkallës dhe kanë operacione të targetuara në vende të ndryshme për rrjedhojë me efekt të zgjeruar në ekonomitë lokale ku ajo vendosen si në prodhim, punësim, kërkim apo marketing.

“Në mesin e vendeve anëtare të BE-së, Bullgaria, Polonia dhe Estonia kanë parë shkurtimet më të mëdha, ku këto angazhime përgjysmohen. Në Shqipëri e cila po përjeton ende një bum për shkak të turizmit, numri i projekteve të investimeve “Greenfield” ka rënë me 88%” thuhet në njoftimin e Institutit për raportin e saj të fundit për investimet në rajon.

Raporti për rajonin

Që në fillim ky njoftim duket se bën të qartë një sjellje më konservatorë të investitorëve karshi disa rajoneve, një përfundim që bazohet në shifrat e përpunuara të secilit vend.

“Investitorët ndërkombëtarë po i kthejnë shpinën gjithnjë e më shumë qendrës, lindjes dhe juglindjes Evropë. Ky është përfundimi i një raporti të ri të Institutit të Vjenës për Ndërkombëtar Studime ekonomike (wiiw) mbi Investimet e Huaja Direkte (IHD) të bëra ose të premtuara në rajon.

Instituti vlerëson se në tre tremujorët e parë të këtij viti u njoftua numri i projekteve të investimeve Greenfield u ul me 44%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe pse shuma e ndërmarrë për Investimet direkte u tkurr më pak, ajo ra gjithsesi me 39%. Numri i projekteve të investimeve të shpallura në vendet anëtare të BE-së të rajonit dhe gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor gjithashtu ra me mbi 40%, krahasuar me një vit më parë.

“Kriza në industrinë gjermane dhe pasiguritë gjeopolitik po japin ndikimin e plotë tashmë në rajon”, shpjegon Olga Pindyuk, ekonomiste në WIIW dhe autore i raportit.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Media britanike: Shqiptarët, të parët në listën e kriminelëve
Artikulli tjetër Johnson: Stuhia e dimrit nuk do ta pengojë konfirmimin e Trumpit në Kongres

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.