KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Investimet publike 2025, zero fonde nga plani i rritjes
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Investimet publike 2025, zero fonde nga plani i rritjes
AnalizeEkonomiKryesoreZhvillim

Investimet publike 2025, zero fonde nga plani i rritjes

Përditësimi i fundit: 5 Mars, 2026 11:00 am
380 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Edhe viti 2025 dëshmoi një dobësi kronike në alokimin e financimeve të huaja sipas planifikimeve, teksa dështoi tërësisht përdorimi i fondeve nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian, si pjesë e zërit të investimeve në statistikat fiskale.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se, megjithëse ishte planifikuar një alokim prej 700 milionë lekësh (7 mln euro) si pjesë e Planit të Rritjes nga BE në zërin e investimeve nga fondet e huaja, realizimi faktik për vitin 2025 shënoi zero.

Ndryshe nga fondet e brendshme që varen nga vullneti i qeverisë, 700 milionët e Planit të Rritjes janë të lidhura me reformat.

Nëse Shqipëria nuk përmbush hapat specifikë në sundimin e ligjit, prokurimet apo reformën në administratë, siç dikton Plani i Rritjes, Brukseli nuk i alokon fondet. Gjithashtu, fondet e BE-së kërkojnë standarde strikte fizibiliteti që shpesh institucionet tona nuk arrijnë t’i përgatisin në kohë.

Shqipëria ka nisur të përfitojë fondet e para nga Plani i Rritjes i Bashkimit EUropian për Ballkanin Perëndimor 2024-2027, por shumat janë modeste dhe shumë larg planit fillestar.

Drejtoria e Zgjerimit në BE, në një analizë për “Fondet e BE-së në Shqipëri” që i takon vitit 2025, vuri në dukje se plani i rritjes për Shqipërinë përfshin një shumë prej 922.1 milionë eurosh në formën e granteve të pakthyeshme dhe huave me kushte të favorshme për zbatimin e kësaj agjende reformash, që mund të përdoren përgjatë periudhës 2025-2027.

Në total, fondet e tërhequra deri tani arrijnë në rreth 163.8 milionë euro. Shqipëria ka përfituar rreth 17.7% të totalit të financimit të parashikuar nga Plani i Rritjes, ndërsa rreth 758 milionë euro mbeten ende për t’u disbursuar këtë vit dhe vitin tjetër, në varësi të ecurisë së reformave dhe përmbushjes së objektivave të vendosura nga Bashkimi Europian.

Sektori i energjisë paraqet situatën më drastike brenda zërit të investimeve nga fondet e huaja. Nga një plan ambicioz prej 2 miliardë lekësh nga financimi i huaj, nuk u alokua asnjë cent në vitin 2025.

Vitin e kaluar ishin planifikuar të investoheshin rreth 36 miliardë nga investimet e huaja, por janë realizuar vetëm 20 miliardë, ose 44% me pak se plani. Viti 2025 ka përforcuar trendin ku qeveria dhe strukturat e saj shfaqin dobësi për të përthithur financimet e huaja.

Banka Botërore, BERZH apo KFW kanë rregulla prokurimi shumë më rigoroze se ato vendase. Çdo ankesë e bizneseve në tenderë apo vonesë në miratimin e dokumentacionit nga bankat huadhënëse e shtyn disbursimin e fondit për vitin pasardhës.

Gjithashtu, shumë investime të huaja mbeten pezull sepse qeveria dështon të mbyllë në kohë shpronësimet e tokave, duke bërë që donatorët të mos lëvrojnë këstet e radhës. Edhe pse investimet kapitale në total vitin e kaluar ishin rreth 1.4 miliardë euro, me një rritje prej 10% krahasuar me vitin 2024, kjo erdhi kryesisht nga financimi i brendshëm.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut

Fatura ‘e kripur’ e shpenzimeve të Kuvendit më 2026-ën

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës, që do financojë 5 kulla

Çfarë po e pengon turizmin, protestat apo prishja e ekuilibrit të natyrës

Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Besimtarët po faleshin, ikin dritat në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë
Artikulli tjetër Këshilltarët e Trump këmbëngulin të shpallin fitoren ndaj Iranit, së shpejti

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Në 1 javë, humbën jetën 16 mijë njerëz nga i nxehti në Europë
Aktuale Analize Bota Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
PD kritika për dy ngjarjet e rendit në Sarandë dhe Elbasan
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 16 Gusht, 2026
Zjarr me 6 të plagosur në një hotel në Vlorë/ Shkak shkëndija elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.