KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Investimi strategjik 1.4 miliard euro, miratohet resorti turistik në Ishullin e Sazanit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Investimi strategjik 1.4 miliard euro, miratohet resorti turistik në Ishullin e Sazanit
AktualeAnalizeEkonomiKryesore

Investimi strategjik 1.4 miliard euro, miratohet resorti turistik në Ishullin e Sazanit

Përditësimi i fundit: 16 Janar, 2025 9:23 am
167 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Komiteti i Investimeve Strategjike, me propozim të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve ka mbështetur projektin e investimit “RESORTI TURISTIK – ISHULLI I SAZANIT” nga shoqëria amerikane “ATLANTIC INCUBATION PARTNERS LLC”, duke e vlerësuar në përputhje me kriteret e parashikuara në ligjin “Për nënsektorët strategjikë dhe zonat me përparësi zhvillimi”.

Procedura e vlerësimit të projektit është bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave.

Vlera e investimit

Investimi në projektin “Resorti Turistik – Ishulli i Sazanit” parashikohet të jetë 1.4 miliardë euro. Përgjatë fazës së realizimit të investimit dhe operimit, numri i personave të punësuar parashikohet të jetë 1,000 (një mijë) persona.

Projekti i investimit propozohet si një projekt i integruar me marinë turistike, si dhe struktura akomoduese elitare, rezidenca me standard të lartë, zona gastronomike, zona rekreacionale me shërbime në funksion të tyre.

Projekti i investimit synohet të zhvillohet në ishullin e Sazanit, Bashkia Vlorë, i cili ka një sipërfaqe totale prej 562 ha dhe me një sipërfaqe ndërtimi prej 45 ha. Projekti i investimit do të ndahet në 3 faza.

Projekti përfshin ndërtimin e strukturave akomoduese turistike të brandeve ndërkombëtare, njësive rezidenciale, zonave gastronomike brenda një sipërfaqeje prej 45 ha.

Projekti i investimit synon gjithashtu në përmirësimin dhe riparimin e marinës aktuale duke përfshirë zgjerimin e hapësirës së dokimit, përmirësimin e vendndodhjessë molit të tragetit dhe ankorimin e trageteve të Ishullit të Sazanit, në Bashkinë Vlorë.

Sipërfaqja ujore rreth ishullit bën pjesë pjesërisht në Parkun Kombëtar Detar “Karaburun-Sazan”.

Brenda sipërfaqes së ishullit të Sazanit ndodhen “Barriera koralore e grykës së Djallit” dhe “Faleza e Sazanit”, të shpallura monument natyre.

Ishulli Sazanit dhe roli i Ministrisë së Mbrojtjes

Referuar VKM-së “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore të cilat kalojnë në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes”, rezulton se Ishulli i Sazanit është në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Referuar dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë “Për miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në planin e vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, rezulton që struktura “Rajon stërvitje dhe qitje detare Sazan, Vlorë”, del jashtë Planit të Vendosjes dhe Përhapjes së Forcave të Armatosura.

Duke qenë se ishulli i Sazanit është në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili ka qenë “Rajon stërvitje dhe qitje detare Sazan”, rezulton se në ishull nuk gjenden sipërfaqe të miratuara si stacione plazhi.

Referuar gjendjes aktuale të ishullit, rezulton se brenda sipërfaqes së tij gjenden tunele nëntokësore si dhe bunkerë të përmasave të ndryshme.

Projekti i investimit propozohet të realizohet nga subjekti aplikues “Atlantic Incubation Partners” LLC, shoqëri e të drejtës amerikane.

Projekti i investimit propozohet nga subjekti aplikues në formën e bashkëpjesëmarrjes shtetërore në investim në përputhje me VKM-në “Për organizimin dhe formën e pjesëmarrjes së shtetit në investimet strategjike dhe rregullat për krijimin, funksionimin e administrimin e Fondit të Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike (FPPMIS)”.

 

Marrë nga RTSH.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia gropos 14.7 tonë speca të kuq të fermerëve fierakë

SPAK-u godet call center-in në Tiranë/ 8 masa sigurie, tre persona në burg

Champions League/ Edhe sot 6 përballje në fushë

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, për pengim të drejtësisë

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Marco Rubio konfirmon vlerën e aleancës së NATO-s
Artikulli tjetër 300 vëzhgues për zgjedhjet e 11 majit, OSBE-ODIHR vlerëson mjedisin parazgjedhor

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 10 Shtator, 2026
Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në BE
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 10 Shtator, 2026
Ngërçi me pagat: Kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Protesta zhvendoset para SPAK-ut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.