Irani po përpiqet ta mbajë të hapur lidhjen e tij tregtare me Kinën me hekurudhë, për të kufizuar në njëfarë mënyrë efektet e bllokadës amerikane ndaj porteve të saj.
Numri i trenave të mallrave që udhëtojnë nga qyteti i Xi’an, në Kinën qendrore, në kryeqytetin iranian, Teheran është rritur nga rreth një tren në javë para fillimit të konfliktit, në një çdo tre ose katër ditë që nga fillimi i bllokadës më 13 prill, raportojnë mediat e huaja.
Kostot e transportit janë rritur ndjeshëm, me çmimet për dërgimin e një kontejneri standard, rreth 12 metra të gjatë në këtë rrugë që arrijnë në 7,000 dollarë
Ndërsa këtë javë janë regjistruar rreth 40% më shumë se zakonisht.

Rruga, e cila kalon nëpër Kazakistan dhe Turkmenistan, mund të mbulojë vetëm një pjesë të vogël të dëmit të shkaktuar nga bllokada detare amerikane, e cila filloi rreth tre javë më parë dhe e pengon Iranin të eksportojë pjesën më të madhe të naftës së tij dhe të importojë furnizime thelbësore me drithëra.
Marrë nga AFP