KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ivanka Trump viziton Shqipërinë lidhur me investimet në Sazan
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ivanka Trump viziton Shqipërinë lidhur me investimet në Sazan
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

Ivanka Trump viziton Shqipërinë lidhur me investimet në Sazan

Përditësimi i fundit: 22 Janar, 2026 9:10 am
290 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në Shqipëri të mërkurën, në një vizitë të paparalajmëruar.

Siç kanë raportuar mediat, Trump po qëndron në qytetin e Vlorës.

Vizita e saj, sipas raportimeve, ka të bëjë me investimin në Shqipëri të planifikuar nga kompania e bashkëshortit të saj, Jared Kushner, në ishullin Sazan të Shqipërisë.

Disa media kanë raportuar se pjesë e vizitës ka qenë edhe vetë Kushner, por ai është parë në të njëjtën kohë me ekipin e presidentit Trump në Forumin Ekonomik të Davosit në Zvicër.

Sipas raportimeve që ende nuk kanë ndonjë konfirmim zyrtar, Trump do të zhvillojë takim me një studio arkitekturore, ndërsa deri më tani nuk është paralajmëruar për ndonjë takim me përfaqësuesit shtetërorë të Shqipëri.

Çifti po ashtu deri më tani nuk kanë publikuar asgjë në lidhje me vizitën në rrjetet e tyre sociale.

Në fund të vitit 2024, kompania e Kushnerit ka fituar statusin e investitorit strategjik në Shqipëri për një resort turistik në ishullin e Sazanit në afërsi të Vlorës.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, më 16 janar, Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve ka thënë se “projekti ndodhet në fazën e procesit të negocimit të marrëveshjes ndërmjet shtetit shqiptar dhe subjektit privat investues”.

Sipas ligjit, dhënia e statusit të investitorit strategjik lejon kompaninë që të zbatojë projektin që vlerësohet strategjik në një sektor të ekonomisë, siç është turizmi.

Po ashtu, ky status do të bëjë që projekti “të përfitojë nga procedurat e përshpejtuara dhe përfitime të tjera”.

Statusi i investitorit strategjik, kompanisë së Kushnerit i është dhënë për periudhën 10-vjeçare.

Shqipëria, më herët ka thënë se ka të drejtë të revokojë vendimin, në varësi të negociatave përfundimtare të projektit.

Më 2024, Kushner kishte publikuar në rrjetet sociale dizajnet potenciale të investimeve të firmës së tij në Shqipëri.

Sazani është një ishull kryesisht i braktisur dhe aktualisht është bazë ushtarake dhe gjysmë i hapur për publikun.

Kushner, në të kaluarën, ka deklaruar gjithashtu se dëshiron të ndërtojë disa hotele dhe qindra vila në Zvërnec, një zonë bregdetare në Vlorë, në jug të Shqipërisë.

Mirëpo deri më tani nuk ka informacione zyrtare se është bërë ndonjë aplikim për këtë investim.

Planet e Kushnerit ishin përballur me kundërshtime në Shqipëri, sidomos nga ambientalistët që kishin thënë se mund të shkaktohen dëme në zonat e mbrojtura bregdetare, sidomos për zonën e Zvërnecit.

 

Marrë nga Radio Evropa e <Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Alex Soros sulmon Trumpin, nga forumi i Davos-it
Artikulli tjetër Trump: S’do të ketë tarifa, kemi pajtueshmëri rreth Groenlandës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.