KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Jo vetëm në Tiranë, edhe apartamentet në rrethe pritet të shtrenjtohen
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Jo vetëm në Tiranë, edhe apartamentet në rrethe pritet të shtrenjtohen
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Jo vetëm në Tiranë, edhe apartamentet në rrethe pritet të shtrenjtohen

Përditësimi i fundit: 25 Korrik, 2025 10:54 am
197 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Çmimet e referencës të pasurive të paluajtshme, të cilat u rishikuan së fundmi në rritje për rrethet, përdoren jo vetëm për shitblerjen, por edhe për llogaritjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë, që paguhet nga ndërtuesit.

Rritja e tyre pritet që të sjellë automatikisht shtim të detyrimit të ndërtuesve që rrezikon të përkthehet në shtrenjtim të çmimeve të shitjes së apartamenteve.

Kjo tendencë u konstatua në Tiranë, që i rishikoi referencat rreth dy vite më parë, ku çmimet e referencës në Tiranë u ndanw për 32 zona kadastrale. Të njëjtën nocion qeveria për herë të parë propozoi të zbatohet edhe për rrethet kryesore, duke vendosur çmime të ndryshme me ndarjen e re të zonave kadastarle. Në rrethe deri tani ishte i miratuar vetëm një çmim reference.

Në kryeqytet zbatimi i çmimeve të reja nisi në gusht 2023, ku referencat u rritën nga 5 deri 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës. Menjëherë në gjysmën e dytë të atij viti çmimet u rritën me të paktën 50-100 euro për metër katror, me një shtrenjtim mesatar prej 30%.

Shoqata e Ndërtuesve pohoi në atë kohë se shtrenjtimi u ndikua kryesisht nga shtimi i detyrimeve të ndërtuesve për taksën e ndikimit në infrastrukturë, pas rritjes së çmimeve të referencës.

Ekspertët pohojnë se pas referencave të reja në rrethe, shtrenjtimi më i fortë i çmimeve pritet të jetë në zonat bregdetare, ku dhe referenca pësoi kërcimin më të lartë. Në Durrës, referencat për disa zona janë dyfishuar e trefishuar, si në Port, ku po ndërtohet projekti i Marinës së Jahteve, që referenca është 200 mijë lekë/m2, apo në vijim në Vollga, me referencë 124 mijë lekë/m2 e në Lalëz me 140 mijë lekë/m2. Më parë, Durrësi kishte një referencë unike prej 67,500 lekë/m2.

Në Vlorë ka zona ku referencat janë dyfishuar, si në zonën 1 dhe 2 në Himarë, që tashmë kanë referenca përkatësisht 140 dhe 100 mijë lekë/m2, nga 58 mijë lekë që ishte më parë. Në Sarandë, referenca për zonën e parë është rritur me 79%, në 100 mijë lekë/m2.

Sa rritet detyrimi për taksën e ndikimit në infrastrukturë

Taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja i nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e tjera. Taksa paguhet nga ndërtuesit para zbardhjes së lejes së ndërtimit.

Për llogaritjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë, baza e taksës është vlera në lekë për metër katror e çmimit të shitjes së ndërtimit qoftë për qëllime banimi apo për shërbime. Ndërsa çmimi i shitjes për metër katror bazohet në vlerën referuese të vlerës së tregut, sipas metodologjisë së miratuar nga qeveria.

Diapazonet e nivelit të taksës së ndikimit në infrastrukturë janë të përcaktuara në ligjin Nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore i ndryshuar”. Konkretisht Pika 2 te Neni 27 përcakton se “në rastin e ndërtimeve të destinuara për qëllime banimi apo për njësi tregtimi dhe shërbimi, të cilat kryhen nga shoqëri ndërtimi, shkalla e taksës së ndikimit në infrastrukturë është në masën 4 (katër) për qind deri 8 (tetë) për qind të çmimit të shitjes për metër katror”. Detyrimin për përcaktimin e nivelit të taksës në rrethe brenda diapazonit 4 deri 8% e ka Këshilli Bashkiak.

Shembull për qytetin e Durrësit.

Sipas vendimit “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Durrësit për vitin 2023” miratuar në muajin dhjetor 2022 është miratuar niveli 8% i taksës për “ndërtime me funksion banimi apо shërbimi nga zhvillues me qëllim përfitimin, të cilat nuk destinohen për përdorim në sektorin e turizmit, industrisë apo për përdorim publik.

Çmimi aktual i referencës për qytetin e Durrësit është 67,500 lekë/m2

Vlera Totale e një ndërtimi rezidencial me sipërfaqe 100 mijë metra katror llogaritet:

100,000 m2 x 67,500 lekë/m2 = 6,750,000,000 lekë. Detyrimi për taksën: 8% x 6,750,000,000 = 540,000,000 lekë

Vlera e ndërtimit rezidencial me çmimin e propozuar prej  200,000 lekë/m2 për zonën kadastrale nr.13 që në terren përkon me zonën e portit të Durrësit në ndërtimin e projektit Durrës Yacht Marina është 100,000 m2 x 200,000 lekë/m2 = 20,000,000,000 lekë. Detyrimi për taksën: 8% x 20,000,000,000 = 1,600,000,000

Rritja e detyrimit 1,600,000,000 – 540,000,000 =  1,060,000,000 apo 196% (Rritja e njëjtë në përqindje me çmimet e referencës).

Për Tiranën taksa e ndikimit në infrastrukturë është në nivelin 8% dhe llogaritet për metër katror mbi çmimet e referencës të cilat nga gushti 2023 u rritën nga 5 deri 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës. Rritja të tyre pati edhe për 5 komuna të kryeqytetit, si Kashar, Petrela, Preza, Farka dhe Dajti.

Nga konkluzionet e Shoqatës së Ndërtuesve mbështetur në analizat konkrete për lejet e miratuara të ndërtimit, llogaritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë me çmimet e reja të referencës shtoi 80% barrën fiskale te ndërtuesit. Shtimi i detyrimit në metër katror sipas ndërtuesve llogaritej 50 deri 100 euro për metër katror sipas zonave kadastrale. Për rrjedhojë kjo solli rritje të çmimeve të shitjes së apartamenteve mesatarisht me 20% në Tiranë sipas Shoqatës së Ndërtuesve, pasi ndryshimit e çmimeve të referencës ndikuan në kostot e ndërtimit.

ÇFARË PARASHIKON LIGJI “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE I NDRYSHUAR” PËR NIVELIN E TAKSËS SË NDIKIMIT NË INFRASTRUKTURË

Taksa e ndikimit në infrastrukturë

Në këtë kategori investimesh përfshihen edhe ndërtimet zëvendësuese për qëllime banimi, të kushtëzuara për t’u ndërtuar si shkak i zbatimit të një kontrate koncensionare, e cila prek banesat ekzistuese. Gjithashtu, në këtë kategori përfshihen edhe ndërtimet e destinuara për qendra tregtare apo të biznesit.

Baza e taksës është vlera në lekë për metër katror e çmimit të shitjes së ndërtimeve për qëllime banimi apo të njësive të tregtimit dhe shërbimit. Çmimi i shitjes për metër katror bazohet në vlerën referuese të vlerës së tregut, sipas përcaktimeve të nxjerrë me akt nga Këshilli i Ministrave.

(Shfuqizuar me Ligj Nr. 98/2020, datë 23.07.2020, botuar në F.Z. nr.145, dt.06.08.2020)

Nga pagesa e kësaj takse përjashtohen edhe investimet në kuadër të programeve të rindërtimit, sipas dispozitave të ligjit, për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore.

(Ndryshuar me Ligj Nr. 142/2015, datë 17.12.2015. Botuar në Fletoren Zyrtare Nr.252, datë 22.01.2016)

(Ndryshuar me Ligj Nr. 106/2017, datë 30.11.2017. Botuar në Fletoren Zyrtare Nr.222, datë 19.12.2017)

(Ndryshuar me Ligj Nr. 41/2018, datë 09.07.2018. Botuar në Fletoren Zyrtare Nr.111, datë 30.07.2018. Ky ligj botohet në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi më 1 janar 2019)

Ndryshuar me ligjin nr. 95/2018, datë 03.12.2018, botuar në F.Z. nr.187, dt.27.12.2018

(Shtuar me Aktin Normativ Nr. 3, datë 2.10.2019, botuar në F.Z. nr.137, dt.07.10.2019)

(Hequr me Ligj Nr. 122/2020, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 197, datë 12.11.2020)

(Shtuar me Aktin Normativ Nr. 19, datë 23.04.2020, botuar në F.Z. nr.73, dt.24.04.2020).

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dhënia në përdorim e kalave për kafene rrezikon privatizimin e trashëgimisë kulturore
Artikulli tjetër Ligji për rivlerësimin e pronave, reagon Shoqata e Pasurive të Paluajtshme: Do bllokojë tregun imobiliar!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.