KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kaos në Portin e Durrësit! Qeveria shtetëzon menaxhimin e kontenierëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kaos në Portin e Durrësit! Qeveria shtetëzon menaxhimin e kontenierëve
AnalizeEkonomiKryesoreOpinion

Kaos në Portin e Durrësit! Qeveria shtetëzon menaxhimin e kontenierëve

Përditësimi i fundit: 29 Dhjetor, 2024 12:46 am
113 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Qeveria ka vendosur të ndërpresë kontratën e ngarkim shkarkimit të kontenierëve në Portin e Durrësit duke i kërkuar kompanisë malteze Mariner Adriatic që të fillojë procedurën e dorëzimit.

Që nga viti 2021, terminali i kontenierëve është operuar nga Mariner, kundrejt një kontrate 5 vjeçare me kosto totale rreth 32 milionë euro, por që bazohej në volum. Për shkak të plotësimit të volumeve më shpejt se sa ishte parashikuar, kontrata ka mbërritur në fund.

Edhe pse marrëveshja fillestare linte hapësirë për shtesë të paktën me 20 për qind në rast të plotësimit të volumeve më shpejt se parashikimi, ministria e Infrastrukturës ka vendosur ta ndërpresë atë. Efekti SPAK.

Burime nga ministria i thanë Kapitalit se tashmë shërbimi i ngarkim shkarkimit të kontenierëve në Portin e Durrësit do të kryhet nga vetë Autoriteti Portual. Por edhe kjo zgjidhje do të jetë e përkohëshme, pasi me përfundimin e zgjedhjeve, terminali i kontenierëve do të jepet sërish me koncesion. Madje Autoriteti Portual dhe ministria kanë ngritur tashmë grupin e punës.

Sherr për paratë

Ndonëse ishte vetë qeveria që a afroi grupin maltez në vitin 2021 duke i dhënë praktikisht një koncesion të fshehtë për menaxhimin e terminalit të kontenierëve, tashmë mes palëve duket se ka shkëndija mosmarrëveshjesh. Kompania malteze pretendon se Autoriteti Portual i Durrësit nuk i ka shlyer të paktën 1.3 milionë euro fatura për shërbimin e kryer duke e njoftuar se nuk ka para.

Autoriteti, i cili deri pak kohë më parë kur drejtohej nga Pirro Vengu, pretendonte se do të ndërtonte me paratë e veta, portin e ri tregtar në Porto Romano, tani nuk ka para as për të paguar faturat për shërbimin e kontenierëve.

Por shkaqet e mosmarrëveshjeve duket se janë edhe më të thella. Terminali i kontenierëve është një nga koncesionet më fitimprurëse të Portit. Vitin e kaluar, Mariner fitoi 1.2 milionë euro pas taksave, ndërkohë që regjistroi një xhiro prej gati 10 milionë eurosh.

Biznesi fitimprurës duket se ka zgjuar orekset e grupeve të tjera të interesit, të cilat i kanë vënë syrin koncesionit dhe lëvizjet e para tashmë kanë filluar.

Pak kohë më parë, në portin e Durrësit u shit një tjetër koncesion. Ai i kalatës lindore, e cila ka ekskluzivitetin e ngarkim shkarkimit të mallrave rifuxho. I zotëruar prej vitesh nga gjermanët e EMS, në verën e këtij viti koncesioni u ble nga një kompani kroate e quajtur Scapha. Në këmbim, gjermanët tërhoqën padinë e tyre në arbitrazh ku kishin kërkuar 40 milionë euro nga qeveria shqiptare si kompesim për dëmet e shkaktuara nga dhënia e terreneve të portit tek kompania e Alabbar për ndërtimin e resortit turistik.

Koncesioni i mallrave rifuxho është një biznes jo fitimprurës. Dy vitet e fundit, kompania gjermane EMS regjistroi një humbje totale prej 1 milionë eurosh. Ndaj blerja e këtij koncesioni nga kroatët duket se kishte qëllim marrjen edhe të koncesionit të kontenierëve. Gjithsesi, ministria e Infrastrukturës ka vendosur që për kontenierët të hapë formalisht tender ndërkombëtar për dhënien me koncesion.

Por përtej luftës për të kapur kontratat fitimprurëse të Portit, vendimi i qeverisë shqiptare për të shkatërruar nyjen më të rëndësishme tregtare ka krijuar pasiguri të shumta, që nga shërbimi i mallrave rifuxho deri tek ai i kontenierëve. Një situatë, e cila rrezikon të dëmtojë jo pak qarkullimin tregtar të mallrave që Shqipëria kryen me botën duke ulur rëndësinë e Portit të Durrësit si nyje strategjike në përfitim të porteve rivale t fqinjëve.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“Shpërthejnë” lejet e ndërtimit nga bashkitë, rritje me 24.8% në 3-mujorin e parë

Ballkani Perëndimor në një epokë të re të politikës amerikane

Kush fshihet pas resortit të familjes Trump në Shqipëri

Kriza e mjekëve specialistë në Juglindje

Tsipras rikthehet në politikë me një parti të re të majtë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Edhe “Selman Stërmasi” kthehet në stadium me kullë?
Artikulli tjetër Tregtia e kokainës, trafikantët shqiptarë zgjerojnë tregun në Evropë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Protesta në Gjermani kundër bashkëpunimit të universitetit me kompaninë izraelite të armëve
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 29 Maj, 2026
Modeli kinez i kontrollit: Alarm për mbikëqyrjen masive dhe censurën dixhitale që po eksportohet në botë
Analize Bota Fokus HI-Tech Opinion Sociale 29 Maj, 2026
Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
Reforma e re Territoriale e rrit, apo e zbeh demokracinë vendore?
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.