KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: KESH, humbje 21 milion euro në tremujorin e parë të 2025-ës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > KESH, humbje 21 milion euro në tremujorin e parë të 2025-ës
AnalizeEkonomiKryesoreZhvillim

KESH, humbje 21 milion euro në tremujorin e parë të 2025-ës

Përditësimi i fundit: 22 Korrik, 2025 11:31 am
333 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Mungesa e reshjeve ka reduktuar prodhimin në kompaninë publike të Energjisë, KESH dhe për pasojë ka përkeqësuar bilancin nga fitime mbi 30 milionë euro në tremujorin e parë 2024 në humbje 21 milionë euro në tremujorin e parë 2025, sipas të dhënave që publikoi Ministria e Financave.

Sektori energjetik ka vijuar të ruajë rezultatin neto pozitiv, megjithatë trendi i periudhës tremujore gjatë tri viteve të fundit është në rënie.

Kjo performancë në nivel sektori është ndikuar kryesisht nga aktiviteti i ulët i prodhimit të shoqërisë KESH për shkak të kushteve të pafavorshme klimatike gjatë periudhës së parë të vitit.

Nga pikëpamja hidrike, periudha e 6 mujori 2025 paraqitet me reshje të ulëta dhe me një nivel të basenit të Fierzës ndjeshëm më i ulët se kuota mesatare prej 286.5m e 30 viteve të fundit për të njëjtën periudhë, analizon Ministria e Financave.

Niveli i përgjithshëm i prodhimit vendas, ka pësuar një rënie me rreth 5.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

KESH realizoi një nivel prodhimi neto publik prej rreth 1.38 TWh, krahasuar me 1.44 TWh realizuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke rezultuar në një rënie me rreth 4.2%.

Të ardhurat e KESH pësuan rritje vjetore me 12 për qind në tremujorin e parë 2025 duke arritur në 6.7 miliardë lekë, por shpenzimet pësuan rritje të fortë me rreth 200 % si rrjedhoje e shpenzimeve më të larta për blerjen e energjie.

Këto luhatje nuk janë të rastësishme KESH, dhe në përgjithësi sistemi energjetik shqiptar, është i mbështetur pothuajse tërësisht tek hidrocentralet, që do të thotë se sasia e energjisë elektrike e prodhuar varet nga sasia e reshjeve dhe niveli i prurjeve në kaskadën e Drinit. Në periudha të thata, kapacitetet prodhuese bien ndjeshëm, çka detyron blerjen e energjisë në tregjet e jashtme me kosto të lartë, duke ndikuar negativisht në bilancet financiare. Përkundrazi, në periudha të lagështa, ndonëse prodhimi rritet, ndodh që çmimi i energjisë në tregjet rajonale të jetë i ulët për shkak të ofertës së lartë, duke e kufizuar të ardhurën neto të kompanisë.

Krahas rënies se fitimeve bilanci i KESH është shoqëruar me një rritje të detyrimeve afatgjata, nga 12.3 miliardë në 17.5 miliardë lekë. Kjo sinjalizon presion mbi qëndrueshmërinë financiare të KESH, që lidhet me borxhet për të financuar importet e energjisë.

Pavarësisht përpjekjeve për diversifikimin e burimeve të energjisë sistemi energjetik shqiptar mbetet jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj kushteve natyrore.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Sateliti i NASA-s do të bjerë sonte në Tokë pas 22 vitesh në hapësirë

Franca në protesta: Interesat po shpërthejnë buxhetin francez

Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

Zgjedhjet në SHBA/ Demokratët marrin kontrollin e Kongresit

Opozita izraelite bashkon forcat, nisin negociatat për koalicionin e madh

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kokëfortësia e Ramës përballë Strasburgut do u kushtojë shqiptarëve 4 milion euro
Artikulli tjetër “Master AL” e Skifter Taganit asnjë asgjësim në 4 vite, ushqimet e skaduara i hidhte në treg

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Humbja e Trumpit në zgjedhjet e mesit të mandatit, mund të ndryshojë marrëdhëniet me Evropën
Analize Bota Opinion Politike Zhvillim 4 Nëntor, 2026
Tatimet me asistent virtual për t’iu përgjigjur shqetësimeve të bizneseve
Analize Finance HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Shqipëria në krizë energjetike
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro, për 9 muaj
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 3 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.