KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosova “shpëton” turizmin në tetor, hyrjet u rritën me 60%
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kosova “shpëton” turizmin në tetor, hyrjet u rritën me 60%
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Kosova “shpëton” turizmin në tetor, hyrjet u rritën me 60%

Përditësimi i fundit: 26 Nëntor, 2025 12:39 pm
144 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Tetori rezultoi me një rritje 19.3 për qind të hyrjes së të huajve në Shqipëri duke sinjalizuar për një rigjallërim të turizmit në vjeshtë duket se ata që kanë “shpëtuar” realisht turizmin janë shqiptarët e Kosovës. Shifrat e hyrjes sipas shteteve tregojnë se hyrjet nga Kosova ishin 306 mijë me një rritje 60 për qind në raport me tetorin 2024. Përtej një rikthimi të turizmit patriotik në normalitet, në vjeshtë, ajo që duket se ka luajtur një rol jo të vogël në këtë shifër është edhe mbajtja në Tiranë e aktiviteteve të lidhura me Kosovën.

Në datë 17 tetor u mbajt një protestë mbarëkombëtare në mbështetje të liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po përballen me një proces gjyqësor në Gjykatën e Hagës. Kjo solli në Tiranë mijëra shtetas nga Kosova që ishin të pranishëm në sheshin ku u mbajt protesta. Kosova mban aktualisht 33.7 për qind të totalit të hyrjes së të huajve në vendin tonë duke mbetur kryesorja sa i takon prurjeve turistike.

Në vend të dytë kanë vijuar të mbeten italianët të cilët pas një zbehjeje që treguan në muajt e verës duket se janë rikthyer me rritje. Tuorperatorët tregojnë se rritja e çmimeve gjatë verës e bëri bregdetin shqiptar jo shumë tërheqës për këta turistë ndërkohë që ushqimi autentik dhe i lirë nxit turet kulturore në disa qytete, Agroturizmet dhe jeta dinamike e natës në Tiranë i ka kthyer ata në turistë që po preferojnë Shqipërinë në çdo stinë.

Konkretisht në tetor në vendin tonë hynë 98.7 mijë italianë me një rritje 14.2 për qind në raport me tetorin e një viti më parë. Italianët mbajnë një peshë prej 10.9 për qind të totalit të të huajve që kanë hyrë në vendin tonë.

Maqedonia e Veriut që rezulton e treta për nga pesha, me 7.4 për qind të totalit në fakt ka shënuar rënie të hyrjeve në muajin tetor në raport me një vit më parë. Sipas shifrave në muajin e 10 të vitit ishin 67 mijë hyrje nga ky shtet. Tkurrje kanë pësuar edhe hyrjet nga Mali i Zi ndërsa nga Greqia ka një rritje modeste prej 3.5 për qind.

Shifrat e tjera të hyrjeve tregojnë përgjithësisht atë panoramë që ka muaj që po vijon ku tregjet e Europës Perëndimore si gjermanët apo francezët po shënojnë rritje të vazhdueshme. Këta të fundit janë veçanërisht të interesuar për turet kulturore që zhvillohen gjatë pranverës dhe vjeshtës edhe pse për herë të parë francezët pritet që të hyjnë të organizuar vitin tjetër edhe gjatë verës.

Gjatë tetorit ka një rënie të hyrjeve nga Polonia, Hungaria, Turqia teksa në rritje janë tregje si Izraeli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Austria. Në total deri në fund të tetorit në Shqipëri hynë 11.1 milionë turistë me një rritje rreth 7 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Italia do kalojë Greqinë si vendi me më shumë borxhe në Eurozonë

Fundoset Marina e Durrësit? Pallatet e Alabari zhyten 74 cm

Banka Botërore: Rritja ekonomike e rrezikuar nga pasiguritë dhe ndikimet e jashtme

Policia, alarm për një skemë të sofistikuar mashtrimi online

Më mirë qen, se sa pensionist, në Vlorë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni
Artikulli tjetër Champions/ Chelsea gjunjëzon Barcelonën, Juventusi fiton me përmbysje

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ligji i ri për energjinë, qytetarët dhe bizneset mund të blejnë dhe të shesin
Analize Ekonomi Kryesore Sociale 27 Prill, 2026
Brunilda Mersini harxhon paratë e vlonjatëve për kronika televizive, të blera për veten dhe këshillin
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 27 Prill, 2026
Prokurori Bledar Maksuti merr nën hetim Daniel Shimën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 27 Prill, 2026
Rusia kontrabandon në Izrael miliona ton grurë, të vjedhur nga Ukraina
Analize Bota Finance Opinion Sociale Zhvillim 27 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.