KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kostoja e ndërtimit dhe produktet ushqimore shtrenjtohen përsëri, në Kosovë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kostoja e ndërtimit dhe produktet ushqimore shtrenjtohen përsëri, në Kosovë
AnalizeEkonomiKryesoreRajoniSociale

Kostoja e ndërtimit dhe produktet ushqimore shtrenjtohen përsëri, në Kosovë

Përditësimi i fundit: 9 Dhjetor, 2024 8:02 pm
112 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Produktet ushqimore dhe kostoja e ndërtimit ka shënuar rritje të çmimeve përsëri në Kosovë. Produktet ushqimore në muajin nëntor janë rritur për 0.7 për qind. Kurse, kostoja e ndërtimit ka shënuar rritje për 0.9 për qind. Çmimet e produkteve të konsumit në Kosovë kanë shënuar ngritje në nëntor 0.7 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, inflacioni mujor ishte 0,2 për qind në muajin nëntor.

Ngritje të çmimeve në nëntor kanë shënuar kafja, çaji dhe kakao me 11,8 për qind, ndërsa shërbimet financiare me 9.1 për qind. Ngritje të çmimeve pati edhe buka dhe drithërat me 1,8 për qind dhe energjia elektrike me 1.6 për qind. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës edhe vajrat dhe yndyrnat kanë shënuar ngritje të çmimeve 6,9 për qind, biletat e fluturimeve me 6,7 për qind, uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet me 6,2 për qind, pijet alkoolike me 5,3 për qind.

Ndërsa, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake u shtrenjtuan 4,5 për qind, qumështi, djathi dhe vezët 4,2 për qind, duhani me 2,9 për qind, mishi po ashtu 2,9 për qind, dhe buka dhe drithërat me 1,8 për qind, energjia elektrike 1,6 për qind.

Ndërsa, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rënie e çmimeve në nëntor pati tek karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal për 11,0 për qind, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. 5,7 për qind, pemët 3,8 për qind) dhe blerja e automjeteve 3,7 për qind me një ndikim prej -1,2 për qind në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK).

Por, përveç ngritjeve të çmimeve në konsum, rritje ka pasur edhe tek produktet ndërtimore. Sipas ASK-së indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 0.9për qind në TM3 2024, krahasuar me TM2 2024.

Ndërkaq, krahasuar TM3 2024 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak TM3 2023, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 4.5për qind. Muese Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për (0.9për qind) në tremujorin e tretë (TM-3) 2024 krahasuar me tremujorin e dytë (TM-2) 2024.

Rritje kishte te energjia (20.1për qind), pagat (1.3për qind), materialet (0.7për qind), makineritë (0.4për qind) dhe kostot tjera (0.2për qind). Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje (4.5për qind) në tremujorin e tretë (TM-3) 2024 krahasuar me tremujorin e dytë (TM3) 2023.

“Rritje më të madhe kishte te energjia (26.6për qind), pagat (17.4për qind), transporti (8.3për qind), materialet (2.0për qind), kostot tjera (1.3për qind), dhe makineritë (1.2për qind)”.

Çmimet e konsumit në 0,7% vjetore dhe 0,2% mujore. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,7% në muajin nëntor 2024, krahasuar me muajin nëntor 2023. Inflacioni mujor ishte 0,2% në muajin nëntor 2024.

Çmimi i kostos së ndërtimit rritje për 0.9%. Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 0.9% në TM3 2024, krahasuar me TM2 2024. Ndërkaq, krahasuar TM3 2024 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak TM3 2023, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 4.5%.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

SHBA-ja do që ta ndryshojë hartën energjetike të Ballkanit

Shqiptari i dënuar për vrasje rikthehet në Angli. pas ekstradimit në Shqipëri

Indeksi i cilësisë së jetës mbulon me turp shifrat ekonomike

Peter Magyar sulmon pronarin e One duke e quajtur oligark

Lufta “shpëton” eksportet shqiptare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump lavdëron Melonin: “Ajo është fantastike”
Artikulli tjetër Marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë, pre e dezinformimeve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Integrimi në BE, mes polarizimit politik dhe mungesës së transparencës
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 18 Maj, 2026
Si përdoren mediat për të mbrojtur të akuzuarit për korrupsion?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Maj, 2026
Si amplifikohen narrativat ruse në mediat shqiptare?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Maj, 2026
Një drejtor Tatimesh pastroi paratë e korrupsionit në AKSHI
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 18 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.