KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kriza e energjisë po mbërrin në Perëndim
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kriza e energjisë po mbërrin në Perëndim
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionSociale

Kriza e energjisë po mbërrin në Perëndim

Përditësimi i fundit: 30 Mars, 2026 10:50 am
228 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shoku më i madh i ofertës së naftës në histori tashmë ka mbushur muajin e plotë. Çmimet janë rritur, parashikimet për rritjen ekonomike janë ulur në mbarë botën dhe mungesat e karburantit kanë filluar sakaq të shfaqen nëpër Azi, nga Tajlanda në Pakistan.

Por ekspertët e industrisë së energjisë paralajmërojnë se kriza vetëm sa ka filluar. Gjatë bashkëbisedimeve me një sërë tregtarësh gazi dhe nafte, brokera, kompani transporti detar dhe konsulentë një mesazh përsëritet papushim; bota ende nuk i ka kuptuar përmasat e asaj që po ndodh.

Shumë prej tyre heqin paralele me krizën e viteve 70′ duke paralajmëruar se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit kërcënon të shkaktojë një krizë edhe më të madhe.

Mungesa e naftës që po godet Azinë, sipas tyre, shumë shpejt do të përhapet në Perëndim. Europa do të përballet me çmime në rritje për të siguruar ngarkesa më naftë duke qenë në rrezik edhe që të përballet me mungesë karburanti gjatë javëve në vijim.

Nëse Ngushtica qëndron e mbyllur, bota do të duhet të reduktojë në mënyrë domethënëse konsumin e naftës dhe gazit, por kjo nuk do të ndodhë përpara se çmimet të rriten në një nivel, që i detyron konsumatorët të fluturojnë, udhëtojnë me makinë dhe shpenzojnë shumë më pak.

Që tani, kërkesa ka filluar të bjerë dhe disa vende në Azi janë duke kufizuar përmes racioneve konsumin e naftës. Zyrtarët e qeverisë amerikane dhe analistët e ëall Street-it po fillojnë të marrin në konsideratë skenarin se çmimi i naftës mund të arrijë deri në 200 dollarë për fuçi.

“është e qartë se nëse kjo krizë zgjat më shumë se sa tre ose katër muaj, atëherë ajo do të shndërrohet në një problem sistemik për botën. Nuk mund të kesh 20 për qind të furnizimit global të naftës të bllokuar në Hormuz dhe 20 për qind të kapacitetit prodhues të gazit të nxjerrë jashtë loje, pa asnjë pasojë,” deklaroi CEO i Total Energies, Patrick Poyyanne, gjatë një konference në Houston.

Një llogari e thjeshtë tregon se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka reduktuar qarkullimin global të naftës me 11 milionë fuçi në ditë, duke përfshirë dhe kundërmasat e marra për të zbutur bllokimin. Kjo është më shumë se sa konsumi i Britanisë, Francës, Gjermanisë, Spanjës dhe Italisë të marra së bashku.

Hedhja në treg e rezervave masive të emergjencës dhe heqja dorë përkohësisht nga sanksionet mbi naftën ruse dhe atë të Iranit, janë ndërhyrje të kufizuara. Sapo ato të mbarojnë, është e paqartë se çfarë mjetesh të tjera ka në dorë Presidenti Donald Trump për të përmbajtur rritjen e çmimit të naftës, përveçse rihapjes së plotë të Ngushticës së Hormuzit.

 

Marrë nga Bloomberg.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bullgaria me Presidente grua/ Iljana Jotova fitoi me 57.5% në balotazh

Policia kërkon kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

BSH paralajmëron qeverinë për uljen e pragut të TVSH-së, për bizneset e vogla

Kur Antiterrori heton protestuesit

Kur qeveria bën humor me Kushtetutën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kuvendi shpenzoi 200 milionë lekë për dieta, karburant dhe qiratë e deputetëve
Artikulli tjetër Kupa e Botës/ Airbnb-të në SHBA po kalojnë 6,000 dollarë për natë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kur zemërimi nuk mjafton: anatomia psikologjike e dy revoltave ballkanike
Analize Fokus Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Aktet e reja për tubimet rrezikojnë të kufizojnë protestën dhe të frikësojnë organizatorët
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 2 Nëntor, 2026
Fundi i epokës së artë?/ Lëkundet ndërtimi
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Banka më e madhe e vendit investon 2.2 miliardë euro kursime të shqiptarëve, jashtë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.