KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kriza e industrisë, numri i të punësuarve ra me 13.1% më 2024-ën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kriza e industrisë, numri i të punësuarve ra me 13.1% më 2024-ën
AnalizeEkonomiKryesoreSociale

Kriza e industrisë, numri i të punësuarve ra me 13.1% më 2024-ën

Përditësimi i fundit: 27 Shkurt, 2025 9:44 am
151 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Numri i të punësuarve ka pësuar rënie me 13.1% në vitin 2024. sipas të dhënave nga Ministria e Financave në Kuadrin Makroekonomik dhe fiskal 2026-2028 (shiko grafikun e mëposhtëm).

Raporti i Ministrisë së Financave vjen në një kohë kur INSTAT nuk ka publikuar zyrtarisht asnjë të dhënë për treguesit e punësimit më 2024, pasi siç kanë shpjeguar burimet zyrtare po integrohen të dhënat e cens 2023 në Anketën e Forcës së Punës.

Rënia e të punësuarve shpjegohet edhe me zhvillimet në ekonominë reale, ku një seri biznesesh në sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve u mbyllën si rrjedhojë e efekteve negative në të ardhura që solli rënia e euros dhe ulja e kërkesës nga jashtë. Ministria e Financave parashikon që edhe në periudhën afatmesme punësimi të ketë ecuri të dobët.

“Në përputhje me parashikimet afatmesme të rritjes, punësimi pritet të rritet me një mesatare prej rreth 0.1% në vit gjatë viteve 2026-2028”, thuhet në Kuadrin e ri makroekonomik.

Shkalla më e lartë e pjesëmarrjes në forcat e punës do të jetë gjeneruesi kryesor i rritjes së ofertës së punës, ndërkohë që trendet negative demografike (të vërejtura prej disa vitesh tashmë) pritet të vijojnë të kenë efekte shtrënguese si në ofertën për punë, ashtu edhe në numrat agregat të punësimit përgjatë periudhës afatmesme në vijim.

Ndërsa rritja e kërkesës për punë pritet të reflektojë dinamikën e perspektivës afatmesme të sektorëve kryesorë të aktivitetit ekonomik, kryesisht në turizëm dhe në ndërtim. Shërbimet pritet të kontribuojnë më shumë në rritjen e kërkesës për punë në krahasim me sektorët e tjerë të ekonomisë.

Ndërkohë pritet që punësimi në afatin e mesëm të jetë së paku jo në rritje negative (në nivele mjaft të moderuara, por gjithsesi ende pozitiv), në reflektim të efekteve të kundërta të rritjes së shkallës së pjesëmarrjes në forcat e punës nga njëra anë dhe trendeve negative demografike nga ana tjetër.

Produktiviteti i përgjithshëm i punës të vijojë të përmirësohet gjatë 2026-2028 dhe do të jetë një faktor i rëndësishëm i gjenerimit të rritjes ekonomike në afatin e mesëm, analizon Ministra e Financave. Qeveria pret që punësimi të përqendrohet drejt sektorëve me produktivitet relativ më të lartë, duke reflektuar përmirësimet teknologjike në ekonomi.

Tregu i punës në vendin tonë mbetet problematik, me informalitet të lartë dhe është i përqendruar në sektorë që nuk ofrojnë paga të larta. Gjithashtu ka norma të larta të papunësisë tek të rinjtë dhe angazhim të ulët të femrave në forcën e punës.

Ndërmjet sistemeve arsimore dhe nevojave të tregut të punës ka një hendek që vjen e zhvillohet çdo ditë. Mijëra të rinj diplomohen çdo vit, për të cilat tregu vendas i punës nuk ka nevojë, teksa ekonomia po rrit përqendrimin në dy sektorë, turizëm dhe ndërtim.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pse super të pasurit po zhvendosen në Athinë?

Si u “pastrua” në KPP tenderi i mirëmbajtjes së rrugëve, ku fituesi pranoi falsifikimin

Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit

Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel

Qeveritarët e korruptuar po ruajnë pasurinë, SPAK konfiskoi vetëm 100 mijë euro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Starmer mbërrin në Uashington për bisedime me Trump
Artikulli tjetër BIRN: Me sulmet kundër SPAK, Rama po “mbjell farën e mosbesimit” te sistemi i drejtësisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

ONE Albania nën akuzë, lidhur me kërkesat për borxhe ndaj klientëve që paguajnë rregullisht
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 5 Nëntor, 2026
Investimet e huaja në Shqipëri/ Holanda kalon Greqinë
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Drejtësia shqiptare mbetet jashtë epokës së Inteligjencës Artificiale
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Buxheti 2027, ulet pesha e shpenzimeve për mbrojtjen sociale
Analize Finance Kryesore Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.