KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Leku i fortë shkatërron eksportet shqiptare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Leku i fortë shkatërron eksportet shqiptare
AnalizeEkonomiFinanceKryesoreSocialeZhvillim

Leku i fortë shkatërron eksportet shqiptare

Përditësimi i fundit: 26 Qershor, 2026 12:30 pm
207 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Eksportet shqiptare kanë shënuar rënie të fortë gjatë vitit 2025, në një kohë kur dobësimi i euros ndaj lekut ka shtuar presionin mbi bizneset që shesin jashtë vendit.

Sipas të dhënave të INSTAT, eksportet e mallrave arritën në 346 miliardë lekë, duke u ulur me 6.1% krahasuar me vitin 2024 dhe me 5.7% krahasuar me vitin 2021.

Në të njëjtën periudhë, importet arritën në 887 miliardë lekë dhe ranë vetëm me 0.8% krahasuar me një vit më parë, ndërsa krahasuar me 2021 rezultojnë 10.8% më të larta.

Kjo tregon se goditja më e madhe në tregtinë e jashtme është përqendruar te eksportet, ndërsa varësia nga mallrat e importuara mbetet shumë e lartë.

Forcimi i lekut ndaj euros i bën produktet shqiptare më të shtrenjta për blerësit e huaj dhe ul të ardhurat në lekë të eksportuesve për të njëjtën vlerë të shitur në euro.

Për pasojë, mallrat shqiptare bëhen më pak konkurruese në tregjet ndërkombëtare, duke rritur rrezikun e humbjes së kontratave dhe tregjeve të fituara ndër vite.

Dobësimi i eksporteve ka ndikuar edhe në përkeqësimin e bilancit tregtar, i cili sipas INSTAT u rrit me 3% krahasuar me vitin 2024 dhe me 24.8% krahasuar me vitin 2021.

Në vitin 2025, Shqipëria importoi mbi 2.5 herë më shumë mallra sesa eksportoi, një raport që tregon hendekun e madh mes prodhimit vendas dhe konsumit të mbështetur te importet.

Tregu kryesor i eksporteve shqiptare mbetet Bashkimi Europian, ku shkon 72.5% e totalit të eksporteve, por edhe eksportet drejt vendeve të BE-së ranë me 5% krahasuar me 2024.

Italia vijon të jetë partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, me 41.9% të eksporteve, por shitjet drejt këtij tregu ranë me 10.4% brenda një viti.

Rënia drejt Italisë është veçanërisht e rëndësishme, pasi ky treg lidhet ngushtë me industrinë fason dhe sektorët prodhues që operojnë me kontrata në euro.

Ndërkohë, në importe bie në sy rritja e Kinës, e cila zë 13.4% të importeve dhe shënoi rritje me 21.6% krahasuar me vitin 2024.

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bullgaria me Presidente grua/ Iljana Jotova fitoi me 57.5% në balotazh

Policia kërkon kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

BSH paralajmëron qeverinë për uljen e pragut të TVSH-së, për bizneset e vogla

Kur Antiterrori heton protestuesit

Kur qeveria bën humor me Kushtetutën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Media e huaj: “Revolta mbarëkombëtare që po trondit Shqipërinë”
Artikulli tjetër Transporti publik nga privatët në udhëkryq

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kur zemërimi nuk mjafton: anatomia psikologjike e dy revoltave ballkanike
Analize Fokus Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Aktet e reja për tubimet rrezikojnë të kufizojnë protestën dhe të frikësojnë organizatorët
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 2 Nëntor, 2026
Fundi i epokës së artë?/ Lëkundet ndërtimi
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Banka më e madhe e vendit investon 2.2 miliardë euro kursime të shqiptarëve, jashtë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.