KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ligji i duhanit dhe shteti si spektator
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ligji i duhanit dhe shteti si spektator
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Ligji i duhanit dhe shteti si spektator

Përditësimi i fundit: 8 Shkurt, 2025 10:06 pm
195 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria mburret shpesh me ligjet që miraton, veçanërisht kur bëhet fjalë për mbrojtjen e shëndetit publik. Megjithatë, kur ligjet kthehen në një betejë me realitetin, problemi i zbatimit del sheshit.

Ligji për ndalimin e duhanit në hapësirat e mbyllura, pavarësisht ndryshimeve dhe përmirësimeve të vazhdueshme, është një rast flagrant ku fjalët mbesin vetëm në letër.

Historia nis në vitin 2006, kur u hartua ligji nr. 9636 për të mbrojtur shëndetin publik. Por dështimi në zbatimin e tij kërkoi ndërhyrje në vitin 2013, duke u pasuar nga një ashpërsim i mëtejshëm në 2019.

Ministrja e shëndetësisë asokohe Ogerta Manastirliu e njoftoi ashpërsimin e masave për këdo që shkel respektimin e këtij ligji, shpalli vendosmërisht “luftën” ndaj shkelësve, por në praktikë kjo luftë është kthyer në një spektakël bosh, ku shkeljet janë aq të përhapura sa ndëshkimet duken më shumë përjashtim se rregull.

Shifrat që nuk kanë nevojë për koment

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) raportoi vetëm 71 masa administrative ndaj bareve e restoranteve në vitin 2024, si dhe 3 gjoba të vogla për individët. Një numër qesharak krahasuar me përmasat flagrante të problemit.

Në Tiranë për vitin 2024 rezultojnë 8 mijë e 300 pika kafenesh, ku perllogaritet vetëm një gjobë në 365 ditë të vitit për 100 kafe, duke nxjerr në pah numrin e ulët të masave të marra.

Përpjekjet për të marrë detaje më konkrete mbi metodologjinë e inspektimeve ndeshen me heshtje nga ana e institucioneve. Një tjetër sinjal që tregon mungesën e transparencës dhe seriozitetit në këtë fushë.

Sipas Roland Shuperkës, një nga hartuesit e ligjit, problemet nisën që në fillim. Përkufizimi i “hapësirës së mbyllur” ishte aq i paqartë sa krijoi një terren të përshtatshëm për abuzime. Sot, hapësirat me xhama konsiderohen “të mbyllura”, por kjo nuk ka ndaluar subjektet nga shkeljet masive.

Në terren, disa pronarë bar-restorantesh pranojnë se ndalimi i duhanit është një goditje për biznesin, dhe shpesh preferojnë të rrezikojnë një gjobë sesa të humbasin klientët.

L.H është menaxher i një bari të njohur pranë qendrës së kryeqytetit, ai na rrefen se moslejimi i cigares sidomos gjatë dimrit do të kishte efekte negative si për shembull xhiroja të binte ndjeshëm, kështu që ndonjëherë i duhet që të lejojë klientët të konsumojnë edhe pse nuk është e lejueshme.

“Kontrollet nuk janë periodike, por edhe kur janë përpiqem të gjej rrugë alternative, deri tani më ka funksionuar…”

Por ka raste të rralla që bejnë perjashtim. Bar Panorama është një kafene e cila ndodhet në rrugën “Pjetër Budi” e cila ka vendosur ta respektojë ligjin anti-duhan që nga dita e parë e miratimit të këtij ligji.

Mario Topalli, i zoti i kafenesë thotë se ky ligj është i duhuri dhe se ai ka vendosur ta respektojë jo si frikë ndaj gjobave por si një masë e duhur në mbrojtje të shëndetit.

“Mjedisi i kafes sonë është jo shumë i madh, ndaj nëse do të konsumohej duhan brenda do të bëhej shumë e dëmshme për shëndetin. Edhe ambienti i kafes jashtë është i përshtatur sipas rregullave të këtij ligji dhe e kemi lënë të hapur në 2/3 e sipërfaqes.”

Shteti si spektator

Inspektimet janë selektive dhe shpesh herë të bazuara në klientelizëm. Shuperka

thekson se suksesin e një ligji nuk e masin inspektimet sporadike, por fakti nëse mjediset e mbyllura janë realisht të lira nga tymi i duhanit. Nga ana tjetër, ashpërsimi i gjobave – që arrijnë deri në 18 milion lekë – ka krijuar më shumë hapësira për korrupsion sesa për respektimin e ligjit.

Mungesa e zbatueshmërisë së ketij ligji ishte pjesë e progres raportit të Bashkimit Evropian të bërë publik në fund të vitit 2024.

“Ndalimi i pirjes së duhanit në hapësirat e brendshme publike zbatohet rrallë.”

Një krahasim që na “nxin”

Ndërsa në Shqipëri përpiqemi ende të ndalojmë duhanin në mjedise të mbyllura, qytete si Milano kanë shkuar më tej duke ndaluar duhanin edhe në hapësirat e jashtme publike. Që nga 2025-a, pirja e duhanit në Milano do të ndalohet plotësisht në sheshe dhe parqe, me gjoba që shkojnë deri në 240 euro. Një qasje e bazuar jo vetëm te shëndeti publik, por edhe në mbrojtjen e mjedisit shprehen ekspertet.

“Milano vendosi një ndalim të rreptë të pirjes së duhanit në zonat publike, duke përjashtuar cigaret elektronike, me gjoba që variojnë nga 40 deri në 240 euro. Ndalimi synon të përmirësojë cilësinë e ajrit dhe të mbrojë qytetarët, përfshirë fëmijët. Disa banorë mbështesin ndalimin për të luftuar ndotjen.”

Alarmi i mjekëve

Mjekët, si pneumologia Entela Belba, paralajmërojnë për dëmet e tmerrshme të konsumimit të duhanit në ambiente të mbyllura, që prekin si duhanpirësit, ashtu edhe ata që thithin tymin pasivisht. Tymi i duhanit përmban mbi 7,000 kimikate, nga të cilat 70 janë kancerogjene. Efektet shkojnë nga sëmundjet e mushkërive, kardiovaskulare, deri tek dëmet në sistemin imunitar dhe komplikimet gjatë shtatzënisë.

OBSH deklaroi në vitin 2024 alarmin se duhani dhe alkooli vrasin 2,7 milionë njerëz çdo vit në Europë. Qytetarët duhet të njohin ndikimin negativ në shëndet por edhe në ekonomi. OBSH vlerëson se duhani shkakton më shumë se 1 milion vdekje në vit, 10% e të gjitha vdekjeve në Europë. Gati 600,000 persona vdesin çdo vit nga lëndët djegëse fosile (5% e të gjitha vdekjeve)

Pak kohë më parë “The Guardian” publikoi një studim të kryer nga studiuesit në Kolegjin Universitar të Londrës ku zbulonin se mesatarisht një cigare e vetme mund ti heqë rreth 20 minuta nga jeta e një personi, që do të thotë se një paketë prej 20 cigaresh mund të shkurtojë jetën e një personi me gati shtatë orë. Ky fakt tregon për rrezikun real qe shkakton konsumimi i duhanit.

Ndërgjegjësimi i publikut

Është e qartë se gjobat nuk mjaftojnë. Ato shpesh shndërrohen në një mjet presioni dhe korrupsioni, në vend që të shërbejnë si një nxitje për respektimin e ligjit. Fushatat ndërgjegjësuese publike janë pothuajse të zhdukura, ndërsa qytetarët mbeten të painformuar për rreziqet reale të duhanit. Institucionet shtetërore nuk mund të vijojnë të jenë në rolin e spektatorit.

Ligji anti-duhan mund të bëhet i suksesshëm vetëm me një shoqëri të ndërgjegjësuar dhe me institucione që veprojnë në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Në të kundërt, Shqipëria do të mbetet një vend ku ligjet ekzistojnë vetëm në letër, ndërsa tymi i duhanit vazhdon të helmojë çdo hapësirë publike.

 

Marrë nga ACQJ

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Protesta antiqeveritare në Sllovaki, mijëra protesues kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit
Artikulli tjetër Shpenzimet për shtatzëninë dhe rritjen

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.