Përshkallëzimi sërish i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, i pasuar së fundmi edhe nga lufta me Iranin, solli pezullimin e udhëtimeve drejt disa destinacioneve turistike, përfshirë edhe Shqipërinë.
“Për këtë sezon veror, ka pasur një interes të shtuar nga agjencitë izraelite për të kaluar pushimet në Durrës. Megjithatë, fillimi i konfliktit me Palestinën dhe më pas përshkallëzimi i tensioneve me Iranin ndikuan negativisht, duke çuar në mbylljen e kufijve dhe pezullimin e udhëtimeve, përfshirë edhe drejt Shqipërisë”, tha Albulen Ndrepepaj, menaxher turistik.
“Interesimi për bregdetin e Durrësit ishte në rritje. Shumë turistë izraelitë kishin planifikuar pushimet këtu. Boshllëqet e krijuara nga anulimi i këtyre rezervimeve po zëvendësohen gradualisht nga turistë të vendeve të tjera”, tha Ndrepepaj.
Pavarësisht sfidave, Durrësi mbetet një ndër destinacionet më të vizituara këtë verë.
Marrë nga TvKlan.al