KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Masakra me bakrin shqiptar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Masakra me bakrin shqiptar
AnalizeEkonomiFokusKryesoreOpinionZhvillim

Masakra me bakrin shqiptar

Përditësimi i fundit: 29 Janar, 2026 12:17 pm
246 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Çmimi i bakrit në tregjet ndërkombëtare ka arritur rekordin duke kapërcyer mbi 13 mijë dollarë për tonë. Të dhënat nga bursat tregojnë se në harkun kohor të një viti çmimi i bakrit është rritur me 50 për qind, për shkak të ndërprerjeve të ofertës dhe kërkesës së madhe.

Por ndërsa çmimet shkojnë në qiell, shqiptarët nuk shohin thuajse asnjë përfitim nga pasuria e tyre nëntokësore, kjo pasi kompanitë që kanë me koncesion minierat e bakrit lënë pas vetëm humbje financiare dhe ndotje të tmerrshme që ka shkatërruar fshatra të tërë.

Cmimi i bakrit ne tregjet nderkombetare

Koncesionari më i madh i bakrit në Shqipëri është një kompani e quajtur Beralb. Aksionet e saj zotërohen 50 për qind nga Ekin Maden e Turqisë dhe 48 për qind nga Jiangxi Copper e Kinës, ndërsa 2 për qindëshi i mbetur zotërohet nga dy kompani të tjera kineze.

Të dhënat zyrtare nga Tatimet tregojnë se në 11 vitet e fundit, Beralb ka deklaruar 8 vite humbje të konsiderueshme dhe në tre vite të tjerë fitime të papërfillshme. Për vitin 2024, kompania e mbylli rezultatin e saj financiar me një fitim të papërfillshëm prej 1.75 milionë eurosh, ndonëse arkëtoi plot 35 milionë euro nga shitja e bakrit shqiptar jashtë.

Fryrja e shpënzimeve për kompanitë koncesionare nuk është një fenomen i panjohur për Shqipërinë, por në rastin e industrive nxjerrëse shmangia e taksave është problemi më i vogël. Një tjetër problem i madh është ai i ndotjes shkatërruese që ato shkaktojnë.

Shkatërrim fshatrash
Në fillim të vitit 2024, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Mjedisit, u shfaq në dyert e fabrikës së Beralb në Fusha Arrëz pas një ankese të banorëve të fshatit Kimëz dhe Kalivar, për ndotjen e rrjedhës së përroit Kimëz dhe lumit Fan. Shkeljet e gjetura janë të shumta, sikundër dhe situata faktike.

Kompania e pasurimit të bakrit, Beralb nuk kishte as leje të përdorimit të burimeve ujore, as leje të shkarkimit të ujërave, as kontratë të menaxhimit apo transferimit të mbetjeve, të cilat hidheshin në mjedis të hapur dhe të pa diferencuar. Ndërsa leja mjedisore që u ishte treguar inspektorëve, i përkiste vitit të largët 2011, e që kishte humbur efektet ligjore.

Përshkrimi që inspektorët i bënë gjendjes në fabrikë ishte edhe më dramatik.

“Në mjedisin e hapur, në përroin e Micojt, që më pas derdhet në lumen Fani i vogël, shkarkoheshin në mënyrë të vazhdueshme ujëra të ndotura që vinin indrekt nga dampa që fabrika përdor për depozitimin e ujërave të ndotur. Kjo ndotje ishte mjaft e theksuar dhe e madhe. Ajo kishte ndryshuar dhe ngjyrën natyrale të ujërave të këtij përroi, duke i dhënë ngjyrën e bronxtë të mineralit të bakrit. Mbetjet që duhet të jenë të depozituara, në një vend të kontrolluar dhe të diferencuar, ishin të braktisura, hedhur në hapësira të ndryshme dhe të përziera jashtë çdo lloj kushti mjedisor” – thuhej në raportin e Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Mjedisit

Inspektorët vendosin 5 gjoba për një total prej 10 milionë lekësh, duke kërkuar dhe pezullimin e menjëhershëm të aktivitetit. Edhe sepse kompania “i ka kryer këto shkelje dhe më parë dhe është përsëritës”.

Mehmet Uluyurt, CEO i Beralb

Masat u konfirmuan në muajin shkurt 2024 dhe nga komisioni i Ankimeve administrative. Por ndërkohë kompania Beralb, kishte vënë në lëvizje gjykatën Administrative. Për muaj të tërë, mes palëve zhvillohet një ballafaqim i gjatë dhe në fund Beralb ja doli të rifillonte sërish punën.

Ndotje 7 herë mbi normat

Në kuadër të një projekti mjedisor nga Green- Al, zbatuar nga qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë, se bashku me 2 organizata të tjera realizuan verën e vitit të kaluar matjet në Fushë-Arrëz, qoftë të ujit, qoftë të tokës. Projekti i cili mbështetet nga qeveria suedeze, përfshinte dhe zona të industrisë minerare në Has. Duke u ndalur në rastin e fabrikës së pasurimit të bakrit bë Fussha Arrëz, matjet rezultuan shqetësuese.

Prania e hekurit në ujë në këtë zonë, u dokumentua 7 herë më i lartë se normat e BE-së, Alumin 4 herë më shumë, dhe plumbi, më shumë se dy fish mbi normë.

Ekspozimi afatgjatë ndaj këtyre metaleve përbën rrezik serioz për shëndetin publik, pasi këto ujëra të ndotur mund të kontaminojnë edhe ujërat nëntokësor dhe kjo do ishte fatale për banorët që më pas e përdorin si ujë të pijshëm.

“Nga rezultatet e marra, në dy prej pikave ujërat janë të ndotur. Analiza e llumit, për hekurin është 7 herë më i lartë se niveli i lejuar në Komitetin Evropian, alumini, plumbi, që janë metale të rënda dhe kanë efekt të madh në cilësoni e ujit. Nivelet janë të larta, metalet e rënda kanë impakt negativ në cilësinë e ujit, por edhe të gjallesës. Impakti i tyre në gjallesa është i madh, por ato ujëra sipërfaqësor nesër mund të kalojnë nëpër ambiente apo terrene që do të kontaminojnë edhe ujërat nëntokësor. Ato ujëra mund të përdoren edhe si ujëra të pijshëm, dhe kjo do ishte fatale”, deklaron Prof. Dr. Sokol Abazi, pjesë e grupit të punës që bëri matjet.

Ekspozimi i gjatë përballë ndotjesa alarmante që Beralb ka bërëë në zonën e Fushë Arrëzit ka çuar në shkatërrimin e fshatrave të tërë si Kimëz dhe kalivar. Ndërsa fermerët shohin tokën e tyre të kontaminohet papushim dhe bashkë me të edhe rrënimin e jetesës së përditshme, miliardat e pasurisë së tyre nëntokësore fluturojnë në Turqi dhe Kinë.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gazeta italiane: Pse nuk reagon qeveria e Melonit për “Revolucionin e flamingove”?

Dështon atentati në Elbasan/ Tentoi të vriste Mir Bitocin por i ngec arma, arrestohet

Greqi/ Pse sulmet ndaj turistëve izraelitë, detyrojnë Athinën të reagojë?

Media britanike: Pse flamingot po thërrasin “Rama n’burg, Berisha n’burg”

Arsyet “logjistike dhe operacionale” çuan mbetjet e rrezikshme në Shënavlash

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Besnik Sulaj do të ndërtojë central diellor 95 mega në Kavajë
Artikulli tjetër 345 milionë euro dëmshpërblim për zjarret e verës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Musine Kokalari, nga rezistenca ndaj tiranisë te Revolucioni i Flamingove
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 15 Gusht, 2026
Skema e turqve për zhvatjen e kromit/ Albchrome humbi 15 milionë euro në vitin 2025
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Gusht, 2026
Leku i fortë, xhepi i hollë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Gusht, 2026
Evropa në alarm të kuq nga zjarret, evakuohen turistët në Kroaci dhe Greqi
Aktuale Analize Fokus Rajoni Sociale 15 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.