KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Më pak se 30% e punonjësve shqiptarë përdorin internet në punë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Më pak se 30% e punonjësve shqiptarë përdorin internet në punë
AnalizeEkonomiHI-TechKryesoreSociale

Më pak se 30% e punonjësve shqiptarë përdorin internet në punë

Përditësimi i fundit: 2 Tetor, 2025 6:56 pm
255 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Më pak se 30 për qind e punonjësve në Shqipëri përdorin internet në vendin e punës, përkundër 63 për qind që është mesatarja e BE-së, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024.

Vetëm një pjesë e kufizuar e punonjësve shqiptarë përdorin internetin gjatë orarit të punës, duke e renditur vendin tonë mes shteteve me nivelin më të ulët në kontinent (shiko hartën e mëposhtme).

Në vendet nordike, si Suedia dhe Finlanda, mbi 85% e punonjësve përdorin internet në vendin e punës, duke treguar një integrim të plotë të teknologjive digjitale në mjediset e tyre të punës.

Të dhënat e Eurostat tregojnë diferenca të mëdha në nivelin e digjitalizimit mes ekonomive europiane. Shumë ndërmarrje në vendin tonë, veçanërisht ato të vogla dhe të mesme, ende nuk kanë arritur të integrojnë teknologjitë online si pjesë të përditshme të aktivitetit të tyre ekonomik.

Në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, niveli i përdorimit mbetet dukshëm më i ulët se mesatarja europiane. Teksa BE-ja arrin një mesatare prej 62.9%, Shqipëria, së bashku me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën, renditet në zonën ku përqindja e punonjësve që përdorin internetin në punë është shpesh më pak se 30%.
Arsyet e kësaj diference lidhen ngushtë me strukturën ekonomike të vendit tonë. Pesha e lartë e sektorëve tradicionalë, si bujqësia dhe ndërtimi, ku interneti nuk është mjet kryesor pune, kufizon ndjeshëm digjitalizimin e tregut të punës.

Në Shqipëri, një pjesë e madhe e ndërmarrjeve janë mikro ose të vogla, me kapacitet të kufizuar financiar dhe teknologjik për të investuar në pajisje digjitale dhe trajnime për punonjësit. Për më tepër, mungesa e shtrirjes së plotë të infrastrukturës moderne të internetit në zonat rurale e thellon hendekun mes qyteteve të mëdha dhe pjesës tjetër të vendit.

Shumë kompani shqiptare vijojnë të mbështeten tek mënyrat tradicionale të punës, duke mos e parë internetin si një instrument që rrit produktivitetin. Krahas kësaj, mungesa e aftësive digjitale te një pjesë e madhe e fuqisë punëtore, sidomos te brezat më të vjetër, përbën një pengesë shtesë për përhapjen e gjerë të teknologjisë në punë.

Krahasuar me rajonin, Shqipëria gjendet në një mesatare të ulët, të ngjashme me Bosnjën dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa Mali i Zi dhe Serbia tregojnë pak më shumë përparim, falë investimeve më të hershme në teknologji dhe integrimit më të madh të shërbimeve online.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Musk, i pari në histori që arrin pasuri neto 500 miliardë dollarë
Artikulli tjetër Reforma për shkurtimin e administratës, 154 000 punonjës federalë në SHBA largohen këtë javë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.