KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Musk dhe njeriu më i pasur i Indisë Ambani arrijnë marrëveshjen e internetit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Musk dhe njeriu më i pasur i Indisë Ambani arrijnë marrëveshjen e internetit
AktualeBotaEkonomiHI-TechSociale

Musk dhe njeriu më i pasur i Indisë Ambani arrijnë marrëveshjen e internetit

Përditësimi i fundit: 12 Mars, 2025 12:38 pm
168 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kompania “Reliance Jio” e Mukesh Ambani nënshkroi një marrëveshje me SpaceX të Elon Musk për të sjellë shërbimet e internetit satelitore Starlink në Indi, një lëvizje e papritur nga miliarderët duke qenë se ata ishin në mosmarrëveshje për muaj të tërë se si vendi duhet t’u japë atyre spektrin.

Operatori më i madh i telekomunikacionit në Indi do rezervojë pajisje Starlink në dyqanet e tij me pakicë, duke i dhënë Starlink një pikë të drejtpërdrejtë shpërndarjeje në mijëra pika të tilla në gjithë vendin.

Musk dhe Ambani kishin luftuar fort për mënyrën se si duhet të caktohen valët ajrore për internetin satelitor, me Nju Delhin që në fund përkrahu qasjen për të cilën loboi miliarderi amerikan.

Reliance Jio kishte qenë e shqetësuar, se Musk mund të mbizotërojë hapësirën e telekomit sapo të hedhë në treg prodhimet e tij, por marrëveshja e shpërndarjes përfundimisht do e shohë miliarderin indian që të ofrojë prodhimet e rivalit të tij në tregun me rritje të shpejtë, ndërsa gjithashtu do konkurrojë me to.

“Megjithëse ka qenë befasuese, është një strategji e kujdesshme për Starlink që të hyjë në tregun e Indisë dhe një fitore e favorshme për të gjitha palët e përfshira më parë që konkurronin për ta kishin të gjithë byrekun për vete dhe tani bashkëpunojnë dhe e ndajnë,” tha Neil Shah, bashkëthemelues i firmës kërkimore Counterpoint.

Marrëveshja pason një njoftim të ngjashëm bashkëpunimi mes Starlink dhe lojtarit nr. 2 të telekomit të Indisë, Bharti Airtel një ditë më parë. Të dyja marrëveshjet Airtel dhe Jio janë të kushtëzuara me marrjen e miratimit të qeverisë nga Starlink për të filluar operacionet në vend.

Marrëveshjet vijnë disa javë pasi kryeministri indian Narendra Modi u takua me Musk në Uashington, ku ata diskutuan çështje duke përfshirë hapësirën, lëvizshmërinë, teknologjinë dhe shpikjet.

Sektori i shërbimit satelitor të Indisë do rritet me 36% në vit në 1.9 miliardë dollarë deri në vitin 2030, sipas Deloitte.

Starlink ka pritur që nga viti 2022 për licencat për të operuar komercialisht në Indi, pa një afat kohor ende të qartë për një vendim. Vonesat kanë qenë për disa arsye, përfshirë shqetësimet e sigurisë kombëtare.

Marrëveshja Jio-SpaceX është e lidhur me kushte të caktuara financiare dhe do ndihmojë Reliance të ofrojë prodhime Starlink në zonat ku kompania indiane nuk ka oferta, tha një burim me njohuri të drejtpërdrejta për këtë çështje, pa dhënë hollësi.

Jio Platforms, e cila drejton Reliance Jio, do sigurojë gjithashtu mbështetje instalimi dhe aktivizimi për pajisjet Starlink.

Reliance tha në një deklaratë se Jio dhe SpaceX po vlerësojnë gjithashtu fusha të tjera të bashkëpunimit për të shfrytëzuar infrastrukturën e tyre përkatëse, pa elaboruar.

 

Marrë nga Reuters

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trudeau largohet si Kryeministër, merri karrigen me vete dhe nxjerr gjuhën jashtë
Artikulli tjetër Guvernatori demokrat i Kalifornisë financoi fshehurazi bustin e tij brenda bashkisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.