KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ndërtimi, të dhënat: Importe rekord të materialeve më 2024
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ndërtimi, të dhënat: Importe rekord të materialeve më 2024
AnalizeEkonomiKryesoreZhvillim

Ndërtimi, të dhënat: Importe rekord të materialeve më 2024

Përditësimi i fundit: 4 Prill, 2025 11:09 am
141 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Vala e ndërtimeve vitet e fundit ka nxitur së tepërmi rritjen e importeve të materialeve të ndërtimit. Në Portin e Durrësit shumica e anijeve në bordet e tyre kanë çimento, xhama, melaminë, hekur etj. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në vitin 2024 importet e materialeve të ndërtimit në sasi arritën në 1,4 milionë tonë, niveli më i lartë së paku që nga viti 2005.

Në harkun kohor të një viti sasia e importeve të materialeve të ndërtimi u rrit me 7,2 % më 2024, ndërsa në krahasim me vitin 2024 sasitë u rritën me 62 për qind. Gjatë vitit të kaluar u importuan rreth 120 miliardë lekë materiale ndërtimi rreth 1,2 miliardë euro ose mbi 13 për qind të totalit të importeve.
Importet në vlerë kanë qenë më të ulëta se vitet paraardhëse për shkak se çmimet e materialeve u ulën dukshëm nga rritja pas pandemisë me 2021-2022. Pavarësisht se Cens 2023 zbuloi se rreth 40 për qind e fondit të banesave në pallate ishte bosh në vitin 2023 volumi i lejeve për sipërfaqen e re që pritet të ndërtohet është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Lejet e dhëna sidomos për kulla të larta në Tiranë dhe bregdet do të zgjerojë më tej kërkesën për materiale ndërtimi.

Teksa sektori i ndërtimit po zgjerohet industria vendase e prodhimit të materialeve të ndërtimit nuk po përfiton. Prodhuesit e tullave kanë pohuar se materialet e huaja të ndërtimit vijnë në Shqipëri me kosto më të lira se prodhimi vendas, duke konkurruar shitjet e tyre.

Nga viti 2020 në vitin 2025 ekonomia e vendit nxori jashtë për importin e materialeve të ndërtimit 570 miliardë lekë ose 5.7 miliardë euro. Vlera e shtuar dhe efektet pozitive të ndërtimit në ekonomi janë afatshkurtër, ndërkohë që mbi oferta mund të bëhet shkak për flukse që shtrin efektet negative në afate më të gjata.

Nëse ekonomia shqiptare do të kishte investuar vlera në ngjashme në kapitalin njerëzor, mund të kishte ndihmuar shoqërinë që të prodhonte mallra dhe shërbime me vlerë të lartë për tregun dhe me përfitime afatgjata.

Zhvillimet e vrullshme në ndërtim kanë nxitur edhe importin e makinerive dhe pajisjeve. Në vitin 2024 importet e këtij grupi arritën në 238 miliardë lekë me rritje vjetore 12 për qind. Një pjesë e konsiderueshme e makinerive janë për kompanitë e ndërtimit të tilla si vinça, betonierë, ekskavatorë dhe materiale elektrike.

Në ditët e fundit të marsit 2025, Këshilli Kombëtar i Territorit dha leje të tjera për dhjetëra objekte shumëkatëshe që do të ndërtohen në Tiranë dhe Vlorë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Forcimi i Lekut, përafrimin e të ardhurave dhe çmimeve me BE-në
Artikulli tjetër Santorimi i tronditur nga tërmetet, përgatitet për një verë më ndryshe

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.