KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Paketa e Maleve”, një tjetër ligj klientelist
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > “Paketa e Maleve”, një tjetër ligj klientelist
EkonomiKorrupsionKryesoreOpinionSociale

“Paketa e Maleve”, një tjetër ligj klientelist

Përditësimi i fundit: 23 Janar, 2025 12:23 pm
245 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Qeveria po mendon ta shtrijë qasjen me investimet strategjike edhe në zonat malore. Për këtë ajo ka propozuar një projektligj të quajtur “Paketa e Maleve”, e cila pritet të votohet në Kuvend nga shumica parlamentare.

Kjo nismë i hap rrugë kalimit të pronave shtetërore tek privati kundrejt tarifës simbolike €1, sipas modelit të njohur tashmë nga ligjet e mëparshme “Shqipëria €1” apo “Investimet Strategjike”.

Në praktikë, mundësohet privatizimi i pyjeve, kullotave dhe livadheve me kushte të favorshme për bizneset që premtojnë zhvillim të zonave.

Projektligji parashikon lehtësira fiskale për ata që marrin pronësinë, me kusht që të përfundojnë projektet e miratuara brenda 10 viteve. Sidoqoftë, këto përfitime ofrohen deri në një kufi maksimal prej 500 subjektesh, duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën dhe konkurrencën.

Ekspertët kanë ngritur dyshime mbi qëllimin dhe funksionimin e këtij projektligji duke bërë paralelizime me ligjin e investimeve strategjike.

Për Zef Preçin, ekspert ekonomie, projektligji ka një lloj përsëritje të aspekteve favorizuese dhe klienteliste të ofruara dhe më parë nga ligjet që synojnë zhvillimin e turizmit.

“Çdo kornizë ligjore që injoron transparencën dhe konkurrueshmërinë nuk mund të mbrojë interesat e qytetarëve,” theksoi ai për Citizens.

Ngjashëm mendon edhe Aranita Brahaj, drejtuese e Open Data Albania, e cila shprehet se propozimi “është tipik në favor të bizneseve të caktuara”.

“Në formën e shkruar ai krijon kushte për përvetësim prone dhe lehtësira fiskale për grupe tashmë të identifikuara,” vijoi Brahaj, e cila nuk mendon se ky ligj do të tërheqë investitorë të huaj apo të diasporës, siç propagandohet.

Sipas Brahajt, ligji nuk përfshin mekanizma për të ndihmuar emigrantët që dëshirojnë të investojnë në Shqipëri, por krijon një “mini-parajsë fiskale” për një grup të vogël të lidhur me qeverinë.

“Duket si një paketë me një strategji në dobi të emigrantëve apo zonave të pazhvilluara, por në fakt ‘dhuron’ terrene, pyje dhe kosto fiskale për një grup lehtësisht të identifikueshëm personash”, tha ajo.

Kritikat nuk ndalen vetëm te klientelizmi. Ekspertët theksojnë se privatizimi i tokave pyjore dhe kullotave mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për ekosistemet dhe komunitetet lokale.

Banorët vendas, të cilët tradicionalisht mbështeten në këto toka për bujqësi dhe blegtori, rrezikojnë t’i humbasin pa ndonjë përfitim të konsiderueshëm.

“Malet janë pasuri të çmuara për komunitetet, jo vetëm për ekonominë lokale, por edhe për mjedisin,” tha Preçi. Në gjykimin e tij, propozimi i qeverisë duket si përpjekje në fushatë elektorale për të transferuar pasuri publike tek klientët e saj të preferuar.

“Krijohet përshtypja që, duke u ndërmarrë në prag të zgjedhjeve, po krijon terren për transferimin në mënyrë të pakthyeshme dhe me çmime gati qesharake  në duart e klientëve të paracaktuar të këtyre pasurive publike”.

Qeveria ka dhënë 580 hektarë vijë bregdetarë për investitorët strategjikë. Bregdeti është kthyer i paakseshueshëm nga vendasit, me kosto të larta dhe dëme mjedisore në peizazh.

Por problemet më të mëdha që ka shfaqur ky ligj është klientelzimi dhe favorizimi i persoanve të afërt me qeverinë. Ky ligj dështoi të thithte investitor të huaj, në gati 90% të rasteve.

“Paketa e Maleve” paraqitet si zgjidhje për zhvillimin e zonave të pazhvilluara, por për ekspertët, ajo mbart të njëjtat rreziqe: mungesë transparence, klientelizëm dhe zhvendosje drejt urbanizimit të pakontrolluar.

Ndërsa Kuvendi përgatitet ta votojë këtë projektligj, mbetet për t’u parë nëse ai do të shërbejë vërtet për zhvillimin e zonave malore apo thjesht do të përforcojë praktikat e mëparshme të favorizimit të interesave të ngushta.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Protestuesit rikthehen pranë Ministrisë së Arsimit, rinisin tensionet

Arbitrat shqiptarë gjykojnë dy ndeshje në UEFA Europa League dhe UEFA Conference League

Pse serbët i urrejnë shqiptarët?

OJF-të e propagandës, edhe 9 miliardë lekë shtesë

Protestë e tensionuar tek Ministria e Arsimit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rrogë për studentët dhe banesa për ushtarakët e pastrehë
Artikulli tjetër Belinda Balluku merr në dorë lejet e ndërtimit në Tiranë, Vorë, Kamëz, Vlorë dhe Kukës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

GJKKO vendos avokatë të Ndihmës Juridike Falas për Erion Veliajn
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 13 Tetor, 2026
Përshkallëzohet protesta në Ministrinë e Arsimit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 13 Tetor, 2026
Vjedhje e hapur me hemodializën pas përfundimit të koncesionit
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 13 Tetor, 2026
Bryzh/ Banda shqiptare rrezikon dënime të ashpra, pasi mbushi qytetin me kokainë
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 13 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.