KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Belinda Balluku merr në dorë lejet e ndërtimit në Tiranë, Vorë, Kamëz, Vlorë dhe Kukës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Belinda Balluku merr në dorë lejet e ndërtimit në Tiranë, Vorë, Kamëz, Vlorë dhe Kukës
AnalizeEkonomiKryesoreSociale

Belinda Balluku merr në dorë lejet e ndërtimit në Tiranë, Vorë, Kamëz, Vlorë dhe Kukës

Përditësimi i fundit: 23 Janar, 2025 12:26 pm
175 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Rakipi* është nga fshati Marqinet i Vorës, i cili do të ndërtojë një shtëpi, rreth 80 metra katrorë në pronë të vet, të cilën e ka me certifikatë pronësie. Ka shkuar në Bashkinë e Vorës në fillim të muajit janar 2025, pasi më parë ka firmosur një kontratë me një firmë ndërtimi, e cila i bëri projektin dhe do t’ia ndërtojë. Por, në zyrën e Urbanistikës i kanë thënë se “nuk japim dot leje”!

Zyra e Urbanistikës i ka shpjeguar disa vendime, numra apo kilometra përse ai nuk merr dot lejen në këtë institucion vendor. Asgjë s’ka marrë vesh, teksa iu drejtua firmës se çfarë hapësh do të marrë. Firma i ka thënë se tashmë do të shkojë në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujit, një institucion në varësi direkt nga kryeministri Rama. Pra, për të marrë lejen e ndërtimit duhet të firmosë Rama! Aq i rëndësishëm është Rakipi, njësoj si oligarkët?

Si rasti apo veprimet e Rakipit, janë të gjithë banorët e Vorës, Kamzës, 2/3 të Tiranës, një pjesë të Shijakut dhe disa fshatrave të Durrësit. Të gjithë këta banorë, që në shifra arrijnë te 1 milionëshi, duhet të marrin leje për ndërtimin e banesave nga KKTU-ja, kjo si pasojë e një VKM-je të firmosur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në fund të vitit 2024.

Në datën 18 dhjetor 2024, Këshilli i Ministrave, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vendosi “përcaktimin e rregullave për zhvillimin e zonave aeroportuale, në lidhje me ndikimet që mund të kenë në sigurinë në operim, ndërtimet e propozuara apo përdorimin e tokës në zonat e mbrojtura të aeroportit dhe jashtë tyre”.

Deri këtu ccdo gjë normal, pasi edhe Rakipi mund të ndërtonte, por ai dhe 1 milionë të tjerët preken nga pika 2 e kësaj VKM-je. “Zona e mbrojtur e aeroportit, në kuptim të këtij vendimi, nënkupton zonën territoriale, e cila shtrihet në një rreze prej 15 km nga pika e referimit të aeroportit”. E thënë më thjeshtë; në një rreze prej 15 kilometrash në vijë ajrore me Areoportin e Rinasit mund të ndërtosh vetëm me leje të KKTU-së dhe jo më të bashkive respetive!

Në pikën 6 përcaktohet se banorët, bizneset apo gjithkush që do të ndërtojë në këtë rreze, duhet të marrë leje për zhvillim pranë KKTU-së. Më pas, merret mendimi te Aviacioni Civil për çdo praktikë për leje zhvillimi, leje ndërtimi apo praktikë hartimi dokumentesh për planifikim të territorit, që përmban objekte, struktura apo instalime që ndodhen në zonat e mbrojtura të aeroportit.

“Çdo objekt apo strukturë e planifikuar për ndërtim apo instalim në zonat e mbrojtura të aeroportit duhet që të marrë, sipas rastit, miratimin ose pëlqimin nga AAC-ja. Objektet, strukturat apo instalimet do t’i njoftohen AAC-së, në lidhje me lartësinë, koordinatat dhe strukturën apo llojin e ndërtimit”, thuhet në VKM, e cila “përjashton” nga vendimmarrja çdo bashki.

Pra, një institucion me varësi direkte nga qeveria me vetëm 30 punonjës, ku shumica janë drejtorë dhe përgjegjës, duhet të shqyrtojë çdo leje të dhëna nga këto bashki. Madje, këta punonjës duhet që të analizojnë çdo kërkesë nga territori që përfshin pothuajse 1 milionë banorë. Por, ajo që bie në sy është kontrolli i plotë i zv.kryeministres Belinda Balluku në lejet e ndërtimit, duke “shfuqizuar” në këtë rast çdo bashkiak.

VoxNews ka siguruar edhe hartën, e cila përfshin edhe lejet në Kukës dhe Vlorë, ku ka edhe areoporte. Por, synimi është padyshim Tirana, duke “zhveshur” nga pushteti kreun e Bashkisë së Tiranës, apo atë të Kamzës, Vorës dhe pjesërisht Shijakun. Durrësi ka vetëm disa fshatra të përfshira.

Sipas VKM-së, zhvillimi, ndërtimi ose përdorimi i pasurive të paluajtshme, brenda zonës së mbrojtur të aeroportit, për aktivitete apo veprimtari, të cilat mund të tërheqin botën shtazore, do t’i njoftohen për vlerësim AAC-së, e cila jep vlerësimin brenda 10 ditëve nga bërja e kërkesës. Ky Autoritet përcakton nëse objektet apo strukturat e planifikuara për ndërtim apo instalim në zonat e mbrojtura janë objekte të rrezikshme, për shkak të vendndodhjes, lartësisë ose mungesës së shënimit apo ndriçimit të tyre. Ndërkohë, nëse shkelet kjo VKM do të ketë edhe penalizime, teksa Balluku dhe vartësit e saj në institucionet që “kontrollon” duhet të zbatojnë këtë vendim.

* Rakipi, emër i vendosur nga redaksia

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Paketa e Maleve”, një tjetër ligj klientelist
Artikulli tjetër Kanabisi mjekësor, Qeveria miraton zonat dhe kushtet e parcelave për kultivim

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.