KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Personat me arsim të mesëm vuajnë normë më të lartë papunësie
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Personat me arsim të mesëm vuajnë normë më të lartë papunësie
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionSociale

Personat me arsim të mesëm vuajnë normë më të lartë papunësie

Përditësimi i fundit: 24 Mars, 2025 3:24 pm
162 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Personat me arsim të mesëm zakonisht kanë një zanat ose pajisen me njohuri të forta bazë, që mund të integrohen mirë në tregun e punës, në krahasim me ata që kanë arsim fillor. Por në Shqipëri, forca e punës me arsim të mesëm ka një normë papunësie më të lartë se personat me arsim të lartë dhe ata me arsim bazë.

Përmbajtja
Në vitin akademik 2023-2024, vetëm 18% e nxënësve në arsimin e mesën ishin në shkollat profesionale. Studimet tregojnë se ata që përfundojnë arsimin profesional kanë norma më të larta punësimi se ata me gjimnaz.Nga ana tjetër, në qarqet universitare profesorët mendojnë se bizneset shqiptare nuk po zhvillojnë degë të ekonomisë që kërkojnë kualifikim të lartë.Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2024, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 53,6%.
Sipas të dhënave të INSTAT, shkalla e papunësisë te forca e punës me arsim të mesëm ishte 13.4% në tremujorin e fundit 2024, ndërsa tek ata me arsim 8/9-vjeçar ishte 10.6% dhe tek ata me arsim të lartë 8.4%.

Shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, në tremujorin e katërt 2024, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 8,8%, duke shënuar një ulje vjetore me 0,8 pikë përqindje.

Në nivelin e mesëm arsimor të vendit tonë, arsimi profesional mbetet i pazhvilluar. Kjo degë bën një përgatitje më të fortë për profesionet dhe integrimin më të mirë në tregun e punës.

Në vitin akademik 2023-2024, vetëm 18% e nxënësve në arsimin e mesën ishin në shkollat profesionale. Studimet tregojnë se ata që përfundojnë arsimin profesional kanë norma më të larta punësimi se ata me gjimnaz.

Në BE, shtetet sidomos Gjermania japin stimuj për të integruar nxënësit drejt arsimit profesional dhe tregut të punës. Por në vendin tonë duke qenë se sistemi i arsimit nuk është i lidhur me tregun e punës, ndodh që me rritjen e nivelit arsimor të shtohen vështirësitë për të gjetur punë.

Sistemi arsimor dhe tregu i punës prej vitesh janë në një rreth vicioz, teksa bizneset akuzojnë qeverinë se nuk po përgjigjet me sisteme arsimore që i vlejnë tregut të punës.

Nga ana tjetër, në qarqet universitare profesorët mendojnë se bizneset shqiptare nuk po zhvillojnë degë të ekonomisë që kërkojnë kualifikim të lartë.

Një pjesë e madhe e studentëve apo të rinjve që mbarojnë universitetet punojnë në profesion që nuk kërkojnë arsim të lartë, si call center, arkëtar, kamarier etj.

Ekonomia shqiptare ende ka si avantazh konkurrues krahun e lirë të fuqisë punëtore dhe si rrjedhojë, kompanitë prodhojnë dhe eksportojnë kryesisht produkte me vlerë të shtuar të ulët (si psh fasoni) për të cilat nuk nevojitet fuqi punëtore e kualifikuar.

Mungesa e vendeve të punës me vlerë të shtuar, që kërkojnë angazhimin e profesionistëve dhe paguajnë mirë, vlerësohet si një nga arsyet se pse ka një emigracion të shtuar të njerëzve të aftë. Këto kushte pengojnë të rinjtë të integrohen në tregun e punës.

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2024, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 53,6%.

Ky tregues është rritur me 2,0 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2023, dhe është ulur me 2,4 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e tretë 2024.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rreziku dhe përfitimet nga kultivimi i kanabisit mjekësor në Shqipëri
Artikulli tjetër Projektet, si u shpërndanë 1 miliard euro investime më 2024-ën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.