KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Projektet, si u shpërndanë 1 miliard euro investime më 2024-ën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Projektet, si u shpërndanë 1 miliard euro investime më 2024-ën
AnalizeEkonomiKryesoreZhvillim

Projektet, si u shpërndanë 1 miliard euro investime më 2024-ën

Përditësimi i fundit: 24 Mars, 2025 3:26 pm
246 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Vitin e kaluar, shpenzimet buxhetore për investime arritën rekord historik me më shumë se 1 miliard euro, por rezultati ishte më i ulët se plani 123 miliardë lekë (1,2 mld euro).

Të dhënat e detajuara nga Ministria e Financave për investimet vjetore tregojnë se pjesa më e madhe e financimit ka shkuar për projektet e transportit rrugor dhe kryesisht në tunelin e Llogorasë, Unazën e Madhe të Tiranës, Segmentet e Korridorit 8, dhe rruga Qukës-Qafë Plloçë, infrastruktura dixhitale etj.
Gjithashtu një pjesë e konsiderueshme e programit të investime prej 4,8 miliardë lekësh ose 48 milionë euro shkoi për financimin e investimeve në ushtri.

Projekti më i madh për nga vlera e financimit është Unaza e Madhe e Tiranës, ku pjesa e ndërtimit vitin e kaluar u financua me rreth 8,5 miliardë lekë, e cila pas shumë vite punimesh u bë në funksion të plotë.

Tuneli i Llogorasë, i cili tashmë ka përfunduar dhe është në funksion u financua vitin e kaluar me 4 miliardë lekë ose të gjitha fondet në dispozicion.

Infrastruktura dixhitale po zgjeron investimet dhe fondet viti pas viti. Të dhënat tregojnë se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së informacionit (AKSHI) ka investuar vitin e kaluar 3,4 miliardë lekë ose 34 milionë euro në përmirësimin e infrastrukturës digjitale. Projekti më i madh i investimit prej rreth 6,3 milionë eurosh ishte në “Implementimi i e-Albania 2.0”.

Segmenti rrugor Qukës – Qafë Plloqë mori rreth 3 miliardë lekë ose 25 milionë euro financim me 2024, ndonëse nuk kishte një buxhet të planifikuar për lotet përkatëse.

Rruga e Arbrit vijon të marrë një pjesë të konsiderueshme të investimeve kapitale me një financim prej 3.5 miliardë lekësh më 2024, duke u renditur në krye të listës së projekteve të mëdha të investimeve.

Financime të mëdha ka marrë edhe zgjerimi i Autostradës, Tiranë -Durrës, rruga Berat -Ballaban.

Nga funksionet e tjera të qeverisë një seri projektesh nga Ministria e Turizmit ndonëse ishin programuar nuk u realizuan. Realizim të dobët kanë pasur disa investime në ushtri. Funksionet e Ministrisë së Ekonomisë, kryesisht pjesa kulturës nuk ka mundur të realizojë shumë projekte të planifikuara. Investimet për shkencën dhe arsimin gjithashtu kishin ecuri të dobët. Fondet ujësjellësit dhe mbështetja për energjinë nuk ecën sipas programit.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Personat me arsim të mesëm vuajnë normë më të lartë papunësie
Artikulli tjetër Çfarë do të thotë “Lëvizja për Popullin dhe Shtetin” e Vuçiçit për serbët nga Kosova?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.