KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Platforma televizive Tring, drejt shitjes te një kompani nga Kosova
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Platforma televizive Tring, drejt shitjes te një kompani nga Kosova
AktualeAnalizeEkonomiHI-TechKryesoreSociale

Platforma televizive Tring, drejt shitjes te një kompani nga Kosova

Përditësimi i fundit: 5 Nëntor, 2025 1:54 pm
475 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Bizneset nga Kosova janë drejt finalizimit të një tjetër blerjeje të rëndësishme në tregun shqiptar. Autoriteti i Konkurrencës është njoftuar në muajin tetor në lidhje me transaksionin e propozuar mbi blerjen e 100% të aksioneve të kompanisë Tring TV nga shoqëria Vertex Holding.

Vertex Holding është një kompani e regjistruar rishtaz në Shqipëri, në gusht të këtij viti, me objekt shitblerjen dhe kontrollin e aksioneve. Ortak i vetëm i shoqërisë është shtetasi nga Kosova, Valon Shala. Valon Shala është drejtor i përgjithshëm dhe përfaqësues ligjor i Artmotion, operator i shërbimit të internetit dhe IPTV në Kosovë.

Tring është platforma e dytë e shërbimeve audiovizive me pagesë në Shqipëri. Për vitin 2024, Tring raportoi një xhiro në vlerën e 1.52 miliardë lekëve dhe një fitim neto në vlerën e 13.1 milionë lekëve. Aktualisht, Tring është në pronësi të Concord Investment, shoqëri e zotëruar nga Artan, Adrian dhe Genci Dulaku.

Vlera e transaksionit nuk është bërë publike. Në muajin shtator të këtij viti, aksionarët e Tring vendosën rritjen e kapitalit nga 304 milionë lekë në 1.9 miliardë lekë, duke kapitalizuar huatë e dhëna prej tyre për kompaninë.

Ky transaksion pritet të shënojë hapin e radhës në zgjerimin e bizneseve nga Kosova në tregun shqiptar.

Në muajin korrik të këtij viti, kompania nga Kosova, Viva Fresh, mbylli blerjen e zinxhirit të dytë më të madh të shitjeve me pakicë në Shqipëri, Spar Albania. Sipas kontratës së nënshkruar mes palëve, operacioni kishte vlerën e 36.4 milionë eurove. Viva Fresh zotëron rrjetin më të madh të shitjeve me pakicë në Kosovë dhe zotërohet nga biznesmeni Xhevdet Rexhepi.

Në fillim të muajit shtator, kompania me kapital nga Kosova, ALBI Holding finalizoi blerjen e kompanisë së tregtimit të veshjeve, Fashion Group Albania (FGA), nga grupi shqiptar i biznesit Balfin. Vlera e transaksionit të shitblerjes ishte rreth 7.6 milionë euro.

ALBI Holding zotërohet prej biznesmenëve nga Kosova Tahir Humolli, Sutki Humolli, Nexhat Humolli, Nehat Humolli dhe Betim Humolli.

Në muajin tetor, shoqëria KAN shpk njoftoi publikisht blerjen e Global Fast Food Albania, kompanisë që zotëron të drejtën e markës globale të fast food-eve, KFC për Shqipërinë.

KAN, nga ana e saj, zotëron të drejtat e kësaj marke për Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

KAN është një kompani e regjistruar në Kosovë, me pronar të vetëm biznesmenin Fatmir Zymberi. Grupi i tij i biznesit është i pranishëm në Shqipëri prej vitesh, nëpërmjet kompanisë Scandinavian Living, që zotëron të drejtën e përdorimit të markës daneze Jysk për Shqipërinë dhe vende të tjera të rajonit.

Gjithashtu, një nga kompanitë më të mëdha të tregtimit të karburanteve në Kosovë, HIB Petrol, pritet të hyjë në tregun shqiptar. Kompania në fjalë ka aktivizuar këtë vit filialin e saj të regjistruar në Shqipëri, me objekt kryesor tregtimin me shumicë të naftës, gazit dhe nënprodukteve.

HIB Petrol është një nga subjektet më të mëdha të tregtimit të karburanteve në Kosovë dhe është pjesë e grupit të biznesit HIB Holding, zotëruar në masën 100% nga sipërmarrësi nga Kosova, Ibrahim Bucaliu.

Statistikat tregojnë se në mesin e 2025 stoku i investimeve nga Kosova arriti në 485 milionë euro, në rritje me pothuajse 440% në harkun e pesë viteve të fundit.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në fund të vitit 2024 në Shqipëri vepronin 582 ndërmarrje aktive me kapital nga Kosova, duke përfshirë edhe ato me kapital të përbashkët. Numri i ndërmarrjeve me kapital nga Kosova është rritur me 12% krahasuar me një vit më parë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën

100 ditë “Revolucioni Flamingo”, institucionet nën presion qytetar

100 ditë “Revolucioni Flamingo”, kultura e re e protestës qytetare

Denoncimi i Ahmetajt: Dumani dhe Kraja grisën flet-arrestin për Benet Becin!

Bllokohen shërbimet në Gjykatën e Tiranës, administrata bojkoton punën për pagat e gushtit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Reali i Madridit nxjerr në shitje ‘yllin’ brazilian
Artikulli tjetër FT: Pse anëtarësimi në Union nuk do jetë i lehtë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
Nis sot Liga e Kampionëve, vëmendja te përballja Real Madrid-Inter
Aktuale Analize Sociale Sporti 8 Shtator, 2026
Mbyllja e faqeve të mediave në platformat e Meta-s alarmon gazetarët
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
Shqipëria i ndaloi hyrjen cisternës së lidhur me oligarkun rus Timchenko
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.