KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Protestat do të përhapen, nëse qytetet europiane nuk trajtojnë turizmin masiv
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Protestat do të përhapen, nëse qytetet europiane nuk trajtojnë turizmin masiv
EkonomiFokusOpinionSociale

Protestat do të përhapen, nëse qytetet europiane nuk trajtojnë turizmin masiv

Përditësimi i fundit: 18 Korrik, 2024 8:27 am
127 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Protestat në Spanjë do të përhapen, nëse zyrtarët europianë nuk arrijnë të trajtojnë efektin negativ të turizmit masiv në jetën e banorëve, tha Peter Debrine, drejtuesi i Programit të Turizmit të Qëndrueshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).

“Po kthehet në një situatë shumë të paqëndrueshme,” tha Debrine. “Përpjekjet për ndryshim që po mundohet të bëjë shoqëria janë shumë të rëndësishme, sepse në fund të fundit, zyrtarët shtetërore janë të zgjedhur prej tyre, kështu që ata duhet t’i përgjigjen asaj, që duan banorët e qyteteve të tyre.”

Ai përmendi si shembull ndalimin e anijeve të mëdha turistike në Venecia, Itali, në vitin 2021.

“Njerëzit dolën në rrugë për këtë çështje,” tha ai. “Anijet e lundrimit nuk po kalojnë më nëpër Kanalin e Madh.”

Masat që funksionojnë

Anijet e lundrimit tani ankorohen më larg nga Venecia, gjë që ndihmon integritetin strukturor dhe mjedisor të qytetit.

Por, pasagjerët e anijes ende vërshojnë me mijëra në rrugët e ngushta të qytetit. Venecia pritet të tërheqë rreth 540,000 pasagjerë të anijeve turistike këtë vit, një rritje prej 9% nga viti 2023, sipas Autoritetit Portual të Detit të Adriatikut të Veriut.

Në një përpjekje për të pakësuar turmat, Venecia zbatoi një taksë turistike prej 5 euro në ditët e pikut të këtij viti – një masë e cila, deri më tani, nuk ka funksionuar.

Ashtu si Venecia, banorët e Barcelonës kanë luftuar prej kohësh me popullaritetin global të vendlindjes së tyre. Çdo vit, numri i njerëzve, që thonë se turizmi i sjell përfitim qytetit zvogëlohet, ndërsa numri i atyre, që mendojnë se është i dëmshëm rritet, sipas një sondazhi të vitit 2023 me banorët e Barcelonës nga Këshilli i Qytetit.

Cilësia mbi sasinë

Interesat e vendasve dhe turistëve duhet të barazohen, tha Debrine.

Në një qytet, që vizitohet nga shumë turistë, mund të përqafohet strategjia për të tërhequr turizmin cilësor, kundrejt atij sasior, pra duke u dhënë përparësi turistëve të pasur.

Strategjia për të tërhequr turistët e pasur, filloi gjatë pandemisë Covid-19, kur shqetësimet e sigurisë dhe personelit bënë, që destinacionet në mbarë botën, të kishin një interes të shtuar për më pritur më pak turistë, por të pasur, në vend të më shumë prej atyre, që udhëtonin me kosto të ulëta.

Udhëtarët “cilësorë” ndihmojnë gjithashtu në korrigjimin e një problemi tjetër: turistët, që sillen keq.

“Problem për banorët, nuk janë vetëm numrat e vizitorëve, por është mënyra se si njerëzit po sillen,” tha Debrine. Spanjollët janë ankuar prej vitesh se, turistët pinë shumë, hedhin plehra, përfshihen në zënka dhe madje vrapojnë lakuriq nëpër rrugë.

Debrine tha se Amsterdami po eksploron politika për të ndryshuar sjellje si këto.

Përveç pakësimit të autobusëve turistikë, dyqaneve turistike, hoteleve të reja dhe heqjes së qirave afatshkurtra, kryeqyteti holandez nisi një fushatë udhëtimi në vitin 2023, duke u thënë disa vizitorëve – domethënë turistëve të rinj britanikë – të “qëndrojnë larg” nëse janë duke udhëtuar në qytet për drogë apo festa.

Thirrjet për pakësim dhe kufizim të turizmit

Grupet civile po bëjnë thirrje, që zyrtarët e Barcelonës të zbatojnë një sërë politikash, që synojnë vendosjen e ‘pakësimit dhe kufizimit të turizmit’ – domethënë, taksa më të larta të turizmit, kufizime në anijet turistike dhe kufizime në qiratë e banesave afatshkurtra.

Por, vetë turistët gjithashtu luajnë një rol në frenimin e turizmit masiv, tha Debrine.

“Ne duhet të jemi më të vetëdijshëm në vendimet tona të udhëtimit,” tha ai, duke sugjeruar konceptin e “qyteteve pasqyrë” si një metodë alternative, pra të vizitohen qytete të tjera të ngjashme me qytetet ku ka turizëm masiv.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “TikTok duhet të respektojë ligjin e BE-së mbi tregjet dixhitale”
Artikulli tjetër Pesë parajsa ballkanike për nomadët dixhitalë, mes tyre edhe Ksamili

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Në mbrojtje të Perëndimit
Analize Bota Editorial Politike Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.