KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria jep 90 mijë m2 me 1 euro për investimin strategjik në Gjirin e Lalëzit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qeveria jep 90 mijë m2 me 1 euro për investimin strategjik në Gjirin e Lalëzit
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

Qeveria jep 90 mijë m2 me 1 euro për investimin strategjik në Gjirin e Lalëzit

Përditësimi i fundit: 14 Shtator, 2026 9:16 am
95 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Këshilli i Ministrave miratoi të premten kalimin e mbi 90 mijë metrave katrorë tokë shtetërore me tarifën simbolike 1 euro në funksion të një investimi strategjik në Gjirin e Lalëzit.

Vendimi parashikon “vënien në dispozicion të pasurive të paluajtshme shtetërore nr.178/44, nr.152/43 dhe nr.182, në zonën kadastrale 1522, Bashkia Durrës, me sipërfaqe të përgjithshme 90 030  m², në pronësi shtetërore, në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, në favor të shoqërisë ‘OMNIX ALBANIA’”.

Sipas vendimit që i jep statusin investitor strategjik, kompania synon të zhvillojë në Gjirin e Lalëzit një kompleks turistik me hotel me pesë yje, park ujor, ambiente rezidenciale, klub plazhi dhe struktura të tjera turistike. Projekti parashikon një investim prej 216 milionë eurosh dhe hapjen e 252 vendeve të punës.

Investimi i “Omnix Albania” në Gjirin e Lalëzit ka nisur që një dekadë më parë, kur kompania kontrollohej nga biznesmeni nga Katari Jamal Abdulsalam M. Abuissa, themelues i grupit Omnix me administrator dhe përfaqësues të kompanisë biznesmenin libanez, Fadi Mitri.

Në vitin 2016, Mitri u dhunua rëndë në prani të bashkëshortes dhe vajzës së tij dhe pas ngjarjes, u largua nga Shqipëria dhe projekti mbeti për vite i parealizuar në formën e parashikuar fillimisht.

Në vitet pasuese, struktura e pronësisë nisi të ndryshojë dhe kapitali i kompanisë kaloi gradualisht te shoqëri shqiptare. Aktualisht ajo zotërohet nga kompania “Klar” në 50% të aksioneve në pronësi të Shkëlqim Beshirit, kompanitë “Matrix Konstruksion” dhe “Blessed Investment” të vëllezërve Arian dhe Besnik Leskaj me nga 17.5% secila dhe “RDA Petrol” në pronësinë e ish-deputetit Fation Veizaj me 15%.

Praktika e dhënies së tokave shtetërore me tarifën simbolike 1 euro është një praktikë e zakonshme e qeverisë “Rama” kryesisht për tokat në bregdet me synim mbështetjen e zhvillimit të turizmit.

Përveç tokës publike falas, investitorët strategjikë kanë përfituar edhe lehtësira të tjera shtetërore si akses të shpejtë në procedura, marrjen afatgjatë të vijës bregdetare në përdorim, konsolidim të tokës apo investime me para publike.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Në Durrës, bizneset po heqin dorë nga numërimi i turistëve
Artikulli tjetër Brenda kolapsit të agjencisë së surrogacisë, që u kushtoi grave surrogate dhe prindërve të ardhshëm ëndrrat dhe paratë e tyre

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.