KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Në Durrës, bizneset po heqin dorë nga numërimi i turistëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Në Durrës, bizneset po heqin dorë nga numërimi i turistëve
AnalizeKomentKryesoreSocialeZhvillim

Në Durrës, bizneset po heqin dorë nga numërimi i turistëve

Përditësimi i fundit: 14 Shtator, 2026 9:14 am
6 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në trotuarin pranë Muzeut Arkeologjik në qytetin e Durrësit, një grup turistësh tërheqin zvarrë valixhet dhe komunikojnë në telefon për të saktësuar adresat ku do të qëndrojnë.

Kjo është një pamje e zakonshme e ditëve të shtatorit në Durrës, qytetit që vazhdon të jetë mikpritësi më i madh veror i turistëve në shkallë vendi.

“Kur mendon se 40 vjet më parë kjo lagje thuajse nuk ekzistonte, habitesh,” thotë për BIRN Xhevdet Kalaja, 75 vjeç, ndërsa tregon lagjen pranë portit detar që filloi të ndërtohej në vitin 1987.

“Edhe aty ku ndodhej një fushë futbolli me rërë të ngjeshur në breg të detit, gjatë këtyre viteve janë ngritur pallate pa fund,” shtoi ai.

Ndërtimet e shumta në lagjen nr.1 të Durrësit po shërbejnë gjatë viteve të fundit si shtëpi pritjeje për një numër në rritje të turistëve vendas dhe të huaj. Çmimet në këtë zonë janë rritur me 40-50 për qind, çka i ka detyruar shumicën e pensionistëve italianë që të zhvendosen drejt zonës së plazhit në jug të qytetit.

“Një pjesë e madhe e turistëve kanë shfrytëzuar “Bed & Breakfast, apartamentet e banorëve, të cilat tashmë nuk jepen me qira mujore, por vetëm për pak ditë ç‘ka e ka rritur fitimin e tyre,” thotë Remzi Taka, një nga administratorët e pallateve të lagjes.

Sipas tij, në çdo pallat ka tashmë apartamente që jepen me qira ditore për pushuesit, ndërkohë që të tjerë banorë po i adaptojnë shtëpitë e tyre për të njëjtin qëllim.

“Kemi patur punë më shumë se sa çdo vit tjetër,” thotë Margarita Roçi, e cila punon prej vitesh në një furrë buke. Në dyqan hyn një grua e huaj me rroba banje për të blerë bukë. “Jemi bërë si në Florida,” thotë me humor Margarita.

Pak metra më tutje, turistët mbajnë radhën përpara dyqaneve për të blerë zarzavate dhe fruta. Por jo të gjithë e miratojnë këtë lloj pushimi turistik.

Shumica e restoranteve të bregdetit këtë verë kanë më pak klientë dhe kjo lidhet me shtimin e apartamenteve të lëshuara me qira.

“Turistët e apartamenteve shpenzojnë pak. Ata shfrytëzojnë supermerkatot dhe dyqanet e shumicës, duke iu larguar restoranteve,” thotë Edmond Resnjaku që menaxhon një nga restorantet e shëtitores.

Resnjaku thotë se pavarësisht numrit të turistëve, klientela në restorantin e tij ka rënë me 15%. Ai e lidh këtë edhe me zhvlerësimin e shpejtë të euros dhe dollarit në Shqipëri.

Eduart Xhepa, drejtues i shoqatës lokale të turizmit dhe menaxher i njërit prej hoteleve të njohura në lagjen nr. 1 të Durrësit thotë se sezoni turistik i këtij viti pritet të vazhdojë deri në mesin e muajit tetor.

Por Xhepa është i ndërgjegjshëm se rritja e numrit të turistëve nuk përkthehet domosdoshmërisht në më shumë biznes.

“Ne kemi hequr dorë nga numërimi i turistëve,” tha Xhepa për BIRN, duke shtuar se synimi është rritja e cilësisë së shërbimit.

Kreu i shoqatës lokale të turizmit i gëzohet pranisë së turistëve nga Franca dhe Anglia, të cilët kanë munguar gjatë viteve të kaluara. Ndërkaq, vazhdojnë të zgjedhin Durrësin edhe turistët nga Austria, Polonia, Gjermania, Zvicra, Italia, etj. pa harruar vendasit dhe shqiptarët e diasporës.

Lagjia 1 bashkë me Muzeun Arkeologjik ka në territorin e saj edhe Amfiteatrin antik dhe Torrën Veneciane, dy nga monumentet më të vizituar të qytetit bregdetar.

“Tani vijnë turistë plot, por 50-60 vjet përpara kur vendi ishte vetizoluar ishin krejtësisht të shkretë,” përfundon Xhevdet Kalaja.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Alarm për blerësit shqiptarë e maqedonas të pronave, në Greqi

Kërkohet ndërhyrje në ligj për zyrtarët e policisë

PD dorëzon kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor për “KAYO”-n

Kosovë/ PDK-ja sfidon në Kushtetuese procesin e konstituimit të Kuvendit

Albin Kurti me premtime të mëdha: 1 mld euro për prodhimin, paga mbi 1 mijë euro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm I dërguari i Trump, me mision lobimi në Tiranë për rizgjedhjen e kreut të FIFA
Artikulli tjetër Qeveria jep 90 mijë m2 me 1 euro për investimin strategjik në Gjirin e Lalëzit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vendimi për krerët e UÇK-së, Ambasada amerikane paralajmëron protesta të mëdha në Kosovë
Analize Koment Kryesore Politike Rajoni Sociale 14 Shtator, 2026
Valë censure për “Flamingo Revolution”? Repro Uncensored ngre alarmin
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Shtator, 2026
Dy në tre të rinj shqiptarë jetojnë ende me prindërit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 14 Shtator, 2026
Kriza demografike, sot e nisën klasën e parë gati 10 mijë fëmijë më pak se 10 vjet më parë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 14 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.