KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria miraton rregullat për bastet sportive
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qeveria miraton rregullat për bastet sportive
AktualeAnalizeEkonomiFokusKryesoreSociale

Qeveria miraton rregullat për bastet sportive

Përditësimi i fundit: 12 Mars, 2026 10:32 am
242 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pas më shumë se 2 vitesh pritje për aktet nënligjore, qeveria ka miratuar sot vendimin që përcakton rregullat teknike për funksionimin e basteve sportive online në Shqipëri.

Vendimi është miratuar nga Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrisë së Financave dhe vendos standardet që duhet të plotësojnë platformat ku do të ofrohen këto baste.

Një nga elementët kryesorë është identifikimi i detyrueshëm i çdo lojtari. Pra, kushdo që do të përdorë këto platforma duhet të regjistrohet me të dhëna të verifikuara, në mënyrë që të parandalohet përdorimi nga persona të paautorizuar apo nga të miturit.

Një tjetër proces i rëndësishëm lidhet me pagesat. Çdo transaksion, qoftë depozitë apo fitim, duhet të regjistrohet dhe të monitorohet në kohë reale nga institucionet përgjegjëse. Kjo synon të rrisë transparencën dhe të shmangë abuzimet apo aktivitetet e paligjshme.

Vendimi parashikon gjithashtu që sistemet e kompanive të licencuara të kenë standarde të caktuara teknike, si në programet kompjuterike ashtu edhe në pajisjet që përdoren. Përpara se të vihen në funksion, këto sisteme duhet të certifikohen për të garantuar sigurinë dhe kontrollin e tyre.

Miratimi i këtyre rregullave konsiderohej një hap i domosdoshëm për funksionimin e tregut të basteve online, pasi prej muajsh mungesa e akteve nënligjore kishte lënë të paqartë mënyrën se si do të operonte ky sektor në praktikë. Tashmë, me përcaktimin e standardeve teknike, pritet që procesi i licencimit dhe funksionimit të platformave të hyjë në një fazë më konkrete. Ndërkohë janë edhe 7 akte të tjera nënligjore të cilat pritet të formulojë dhe të vihen në zbatim.

Praktikisht ligji për bastet online hyri në fuqi në 1 prill 2024 por qëndronte i pazbatueshëm. Janë 10 licenca në dispozicion të cilat do të kenë një afat 10 vite për ushtrimin e këtij aktiviteti në Shqipëri. Për të aplikuar kompanitë duhet të ketë kapital themeltar 40 milionë lekë, ndërkohë tarifa e licencimit për ushtrimin e këtij aktiviteti është 400 milionë lekë.

Sa i takon tatimit, sipas ligjit të ri, organizatorët e kategorisë “Baste sportive online” derdhin brenda datës 15 të muajit pasardhës në llogari të Fondit të Posaçëm masën 15% të të ardhurave bruto nga loja, ndërsa lojtarët do të trajtohen sipas ligjit për tatimin mbi të ardhurat.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pse super të pasurit po zhvendosen në Athinë?

Si u “pastrua” në KPP tenderi i mirëmbajtjes së rrugëve, ku fituesi pranoi falsifikimin

Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit

Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel

Qeveritarët e korruptuar po ruajnë pasurinë, SPAK konfiskoi vetëm 100 mijë euro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ambasada britanike në Tiranë: “Imuniteti parlamentar nuk duhet të pengojë llogaridhënien para ligjit”
Artikulli tjetër Champions/ Nata e madhështisë së Realit të Madridit dhe kampionëve të PSG-së, vazhdon surpriza Bodo Glimt

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

ONE Albania nën akuzë, lidhur me kërkesat për borxhe ndaj klientëve që paguajnë rregullisht
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 5 Nëntor, 2026
Investimet e huaja në Shqipëri/ Holanda kalon Greqinë
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Drejtësia shqiptare mbetet jashtë epokës së Inteligjencës Artificiale
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Buxheti 2027, ulet pesha e shpenzimeve për mbrojtjen sociale
Analize Finance Kryesore Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.