KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria pranon se Shqipëria ka 27.5 milionë m2 banesa të pabanuara
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qeveria pranon se Shqipëria ka 27.5 milionë m2 banesa të pabanuara
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Qeveria pranon se Shqipëria ka 27.5 milionë m2 banesa të pabanuara

Përditësimi i fundit: 24 Tetor, 2025 6:13 pm
238 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në kulmin e debatit që ka hapur zgjerimi i pandalshëm i sektorit të ndërtimit, qeveria ka pranuar zyrtarisht se Shqipëria ka aktualisht 27.5 milionë metër katrorë ndërtesa të pabanuara. Të dhënat janë bërë publike në Planin Kombëtar për Rinovimin e Ndërtesave. Dokumenti është hartuar nga studioja austriake Kommunalkredit Public Consulting GmbH, për llogari të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

“Në vitin 2023, numri i përgjithshëm i ndërtesave rezidenciale është llogaritur të jetë 632,936, me një sipërfaqe totale prej rreth 83.52 milion m², nga të cilat 56.06 milion m² janë të banuara/zëna,” thuhet në dokumentin shoqërues të projektligjit për rinovimin e stokut të ndërtesave.

Plani Kombetar per Rinovimin e Banesave

Sipas dokumentave, pjesa më e madhe rreth 14 milionë metër katrorë janë shtëpi të veçuara. Këto mund të jenë banesat e fshatit, të cilat kanë mbetur bosh si pasojë e zhvendosjes së popullsisë në qendrat urbane, por edhe shpopullimit masiv të vendit.

Por përveç banesave të veçuara, Shqipëria ka një stok të madh banesash të pabanuara edhe në katgorinë e ndërtesave me shumë apartamente. Sipas të dhënave të dokumentit, aktualisht janë 9.63 milionë metra katrorë të pabanuara në kategorinë e ndërtesave me shumë apartamente. Pjesa dërrmuese e tyre janë pallate.

Ndertesat e pabanuara sipas llojit

Shqipëria ka përjetuar vitet e fundit një zgjerim masiv të sektorit të ndërtimeve rezidenciale. Lejet në seri për kulla të larta dhe komplekset rezidenciale në qendrat urbane, por edhe ato në zonat bregdetare kanë shtuar me ritme agresive stokun e ndërtimeve në vend. Por me milionat e metrave katrorë të banesave që janë bosh, kjo situatë ngre pikëpyetjen se çfarë po orienton ekonominë shqiptare drejt betonit.

Sigurisht që një pjesë e ndërtimeve i përgjigjen kërkesës së qytetarëve, që kërkojnë të zhvendosen drejt banesave të reja më moderne, apo dhe me sipërfaqe më të mëdha. Por pavarësisht kësaj, shifrat tregojnë se Shqipëria ka një mospërputhje të madhe mes kërkesës për ndërtime rezidenciale dhe ofertës agresive në ndërtim.

Kjo pasi sipërfaqja e banesave bosh aktualisht është sa 31 për qind e totalit të stokut të sipërfaqes së ndërtuar rezidenciale. Me pak fjalë, një në tre apartamente apo shtëpi janë aktualisht të pabanuara. Dhe kjo shifër është ndër më të lartat në Europë duke e kthyer Shqipërinë në një vend me fshatra dhe qytete fantazmë.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tenderi 2 mln € që ‘këputi’ Ballukun, si e zbuloi SPAK-u?
Artikulli tjetër Konviktet në Tiranë, gjysma e shtretërve bosh

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.