KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qiratë e dyqaneve në Tiranë shtrenjtohen me 66%, pas pandemisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qiratë e dyqaneve në Tiranë shtrenjtohen me 66%, pas pandemisë
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Qiratë e dyqaneve në Tiranë shtrenjtohen me 66%, pas pandemisë

Përditësimi i fundit: 27 Nëntor, 2026 9:04 am
61 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Çmimet mesatare të qirave të dyqaneve në rrugët kryesore të Tiranës janë rritur me 5.5% krahasuar me 2024. Çmimet mesatare të qirave të dyqaneve për 2026 kanë arritur në 58 euro për metër katror në muaj.

Krahasuar me të njëjtën periudhë, rezulton se qiratë e dyqaneve në qendrat tregtare kanë mbetur të pandryshuara. Qiratë për këto njësi vijuan të qëndrojnë në nivelin e 70 eurove për metër katror.

Të dhënat për ecurinë e çmimeve janë publikuar nga agjencia ndërkombëtare e pasurive të paluajtshme “Colliers Albania” në raportin mbi vrojtimin e tregut për vitin 2026.

“Qiratë në qendrat tregtare kryesore janë të qëndrueshme, ndërsa ato në rrugët kryesore po rriten. Qiraja në qendrat tregtare kryesore ka mbetur në 70 euro/m² në muaj që prej vitit 2024, ndërsa qiratë në rrugët kryesore tregtare u rritën me 5.5%, në 58 euro/m² në muaj, nga 55 euro në vitin 2024.

Diferenca mes tyre po ngushtohet: aktualisht, qendrat tregtare kanë një avantazh prej 12 eurosh për metër katror ndaj dyqaneve në rrugët kryesore. Kjo tregon rritjen e kërkesës për dyqane në pozicione të favorshme në zonat qendrore të Tiranës”, analizohet në raport.

Pas pandemisë së Covid-19 qiratë e dyqaneve u rritën deri 66%

Gjatë 12 muajve të ardhshëm, oferta e kufizuar në qendrat tregtare pritet të mbështesë çmimet e qirave. Qendrat tregtare kryesore do të kenë mundësi të ruajnë fuqinë e tyre në përcaktimin e çmimeve, ndërsa qiratë në rrugët kryesore tregtare kanë ende hapësirë për rritje. Operatorët e sektorëve të modës dhe të tregtisë ushqimore pritet të konkurrojnë gjithnjë e më shumë për ambiente tregtare në pozicione të favorshme.

Pas pandemisë së Covid-19 qiratë për dyqane në qendra tregtare dhe rrugët kryesore të Tiranës u rritën nga 55 deri 65%.

Për vitin 2020 sipas të dhënave të “Colliers Albania” çmimet mesatare të dyqaneve në rrugët kryesore të Tiranës ishin në nivelin e 35 euro për metër katror në muaj. Për këto njësi çmimet mesatare në 2026 arritën në 58 euro për metër katror në muaj apo rreth 66% më shtrenjta sesa në pandeminë e Covid-19.

Në qendrat tregtare çmimet e qirave të dyqaneve nga 45 euro për metër katror që ishin në 2020 arritën në 70 euro në 2026. Rritja krahasuar me periudhën e pandemisë është me 55.5%.

Paralajmërohet rritje të qirave të dyqaneve edhe për 2027 

Colliers Albania paralajmëron rritje të mëtejshme të çmimeve të qirave për dyqanet në rrugët kryesore të Tiranës gjatë 12 muajve të ardhshëm. Oferta e kufizuar në qendrat tregtare kryesore pritet të mbështesë nivelet aktuale të qirave, ndërsa konkurrenca për ambiente në pozicione të favorshme do të intensifikohet, veçanërisht mes operatorëve të sektorëve të modës dhe tregtisë ushqimore.

Ndërsa vakancat janë rritur, por mbeten në nivele të ulëta. Norma e sipërfaqeve të pa dhëna me qira arriti në 5.44%, nga 3.71% në vitin 2024. Ambientet e reja po kërkojnë më shumë kohë për t’u dhënë me qira, ndërsa qendrat tregtare kryesore vijojnë të jenë pothuajse plotësisht të zëna.

Colliers Albania vëren se gjatë dy viteve të fundit markat ndërkombëtare kanë shfaqur interes në rritje për ambiente tregtare të mëdha dhe cilësore në zonat qendrore të Tiranës. Megjithatë, mungesa e hapësirave të përshtatshme ka vonuar hyrjen e disa prej tyre në treg, ndërsa një pjesë vijojnë të kërkojnë ambiente për t’u vendosur.

Gjatë vitit 2025, në tregun shqiptar hynë marka të reja, të cilat u vendosën në qendrën tregtare Tirana East Gate (TEG), si: KIKO Milano; KIABI Kids; Fashion & Friends dhe Flying Tiger Copenhagen.

Zgjerimi i qendrës tregtare Tirana East Gate (TEG) pritet të shtojë mbi 14,000 m² sipërfaqe të shfrytëzueshme për tregti (GLA) deri në gjysmën e parë të vitit 2029. Në hapësirat e reja është planifikuar të vendosen më shumë se 40 marka të reja ndërkombëtare.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush jep llogari për dhunën në protesta?

Kush është shqiptari që po ndihmon Evropën të sfidojë dominimin amerikan dhe kinez në AI?

Përse disa protesta rrëzojnë qeveritë dhe të tjerat jo?

Tirana blindohet për 28 Nëntorin, 2 mijë policë në terren për protestën

Letra e fundit e Gianni De Gennaros: “Një ortek gënjeshtrash po më merr përpara”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Arabia Saudite nën sulme me dronë dhe raketa
Artikulli tjetër SHBA i hap rrugën planit të Elon Musk për lëshimin e deri në 1 milion satelitëve, në hapësirë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kështu foli… Spiropali!
Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 27 Nëntor, 2026
Nju-Jorku përfshin 28 Nëntorin në kalendarin zyrtar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 27 Nëntor, 2026
Sfida e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, largimi edhe më masiv i ‘trurit’
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 27 Nëntor, 2026
Shqipëria kryeson Europën për banimin, në pronësi
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 27 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.