KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionZhvillim

Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

Përditësimi i fundit: 5 Qershor, 2026 9:49 am
199 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Miku i kryeministrit, me dosje penale në SHBA dhe në gjykim atje, do të administrojë rezervën shtetërore të naftës (250 mijë ton), që ligji e ndalon kategorikisht t’i jepet privatëve. Për të financuar skemën, Rama ka sajuar një taksë të re për konsumatorët; 300 milionë euro gjithsej, nga të cilat 75 milionë do t’i shkojnë Yeffet-it ‘për administrim’. Kompania e tij ‘1820 Black Oil’ u krijua më 15 dhjetor 2023, me kapital 3.5 milionë lekë dhe bazë në Porto Romano…

Miku dhe klienti i kryeministrit Edi Rama, izraeliti Ron Yeffet, me dosje si mashtrues dhe në gjykim në SHBA, ka ngulur “kthetrat” në një sektor tjetër strategjik të sigurisë kombëtare në Shqipëri, një biznes prej të cilit do të përfitojë miliona euro vetëm me letra formale.

Sipas informacionit që disponon “Pamfleti”, kryeministri Edi Rama i ka bërë gati izraelitit Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar me objekt administrimin e rezervës shtetërore të karburanteve, që do të përdoret në raste krizash të bllokimit të tregut ndërkombëtar.

Rezerva shtetërore e naftës, që duhet të garantojë jo më pak se 90 ditë furnizim, do të administrohet, menaxhohet e shitet nga një Autoritet Shtetëror për Rezervën e Karburantit, i krijuar me ligj.

Por Autoriteti Shtetëror, me përbërje bordi nga Ministria e Financave, Ministria e Energjisë dhe Ministria e Ekonomisë, do të ketë rol formal, pasi sipas informacionit, rezervën e karburanteve do ta administrojë mafiozi izraelit Ron Yeffet.

Ekspertët e sigurisë thonë se rezerva e karburanteve duhet të administrohet vetëm nga subjekte shtetërore, e jo me koncesion privat, qoftë edhe të certifikuar nga agjencitë partnere të sigurisë.

Sepse edhe sipas ligjit, është e ndaluar kategorikisht të administrohet nga subjekte private, për më tepër nga të huaj, e aq më keq, me dosje penale dhe aktivitete të paligjshme në SHBA dhe disa vende anëtare të NATO-s, siç është izraeliti Ron Yeffet.

Por kryeministri Edi Rama, duke shpërfillur këtë detyrim ligjor të sigurisë kombëtare, e ka ndarë mendjen që edhe administrimin e rezervës shtetërore të karburanteve të Shqipërisë t’ia japë mikut dhe klientit të tij Ron Yeffet, me koncesion 20-vjeçar e përfitim të madh.

Për të siguruar rezervën shtetërore në sasi 250 mijë ton karburante, kryeministri Edi Rama ka sajuar ligj për të shtuar një taksë tjetër në tregun e karburanteve, të cilën do ta paguajnë konsumatorët në çmimin fundor të blerjes së karburanteve.

Vlera totale e kësaj takse parashikohet të jetë rreth 300 milionë euro dhe do të trajtohet si “e ardhur koncesionare”, ndërsa sipas informacionit nga Ministria e Financave, 25% e vlerës, baraz me 75 milionë euro, do t’i jepet izraelitit Ron Yeffet, për gjoja garantim e administrim të rezervës së karburanteve, ku përfshihet dhe negocimi i tij me kompanitë importuese.

Po sipas informacionit që ka siguruar “Pamfleti”, miku e klienti izraelit i kryeministrit Edi Rama ka bërë aplikimin formal në qeveri për të marrë të drejtën e koncesionit 20-vjeçar të rezervës shtetërore të karburanteve.

Ai ka dorëzuar kërkesën në emër të kompanisë së tij “1820 Black Oil” Sh.p.k., me aktivitet importin dhe tregtinë e karburanteve, të krijuar më datë 15 dhjetor 2023, me kapital 3.5 milionë lekë dhe adresë e bazë depozitash në Porto Romano-Durrës.

Përveç monopolit të armëve, municioneve e mjeteve ushtarake, SPAK mund ta hetojë edhe këtë aferë të Edi Ramës me izraelitin famëkeq Ron Yeffet, me dosje për mashtrime në SHBA dhe përfshirje në rrjete mafioze, sepse përveç zhvatjes së shqiptarëve, cënon sigurinë kombëtare.

 

Marrë nga Pamfleti.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë
Artikulli tjetër Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.