KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rënia e çmimit trondit industrinë e nxjerrjes së naftës në SHBA
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rënia e çmimit trondit industrinë e nxjerrjes së naftës në SHBA
AnalizeBotaEkonomiZhvillim

Rënia e çmimit trondit industrinë e nxjerrjes së naftës në SHBA

Përditësimi i fundit: 11 Qershor, 2025 11:22 am
155 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Për herë të parë që nga periudha e pandemisë së Covid-19, prodhimi i naftës në Shtetet e Bashkuara pritet të shënojë një rënie gjatë vitit të ardhshëm, sipas parashikimeve nga Agjencia e Informacionit për Energjinë (EIA), pjesë e Departamentit të Energjisë.

Kjo rënie vjen në një moment delikat politik, pak muaj pas rizgjedhjes së Donald Trump, i cili e kishte shpallur prioritet rikthimin e fuqisë së SHBA-së në tregjet energjetike globale.

Sipas raportit të publikuar të martën, prodhimi ditor i naftës do të zbresë nga një rekord prej 13.5 milion fuçi në ditë në rreth 13.3 milion deri në fund të vitit të ardhshëm.

Rënia shpjegohet me uljen e ndjeshme të çmimeve të naftës, që po tronditin sektorin dhe po ndikojnë negativisht mbi aktivitetin e shpimit.

EIA vlerëson se do të ketë më pak puse të reja aktive deri në vitin 2026, pasi kompanitë amerikane po ngadalësojnë ritmin e shpimit për shkak të rentabilitetit të ulët.

Në vetëm një javë, numri i platformave të shpimit ra me 9 njësi, duke zbritur në 442, ndërsa janë 50 më pak se një vit më parë, sipas të dhënave të Baker Hughes.

Çmimi i naftës bruto West Texas Intermediate ra në 64.98 dollarë për fuçi, duke humbur 17% nga niveli më i lartë i këtij viti dhe duke qëndruar nën pragun e fitimprurjes për shumë prodhues shale.

Kriza e re në sektor shfaqet si një kundërthënie me premtimet e Trump për të “çliruar” industrinë amerikane të energjisë dhe për të ulur kostot për konsumatorët.

Por tensionet tregtare me vendet e tjera, tarifat për çelikun dhe aluminin, dhe konkurrenca e shtuar nga OPEC+ kanë krijuar një sfidë të re për industrinë amerikane të naftës.

Shefi i kompanisë së kapitalit privat Quantum Capital Group, Wil VanLoh, u shpreh i shqetësuar për mungesën e një strategjie të qartë nga administrata e re: “Po shkaktohet shumë kaos. Jam seriozisht i shqetësuar që nuk ka një plan të menduar mirë.”

Ndërkohë, S&P Global Commodity Insights parashikon një rënie edhe më të madhe të prodhimit amerikan, me një ulje prej 640 mijë fuçish në ditë nga mesi i vitit 2025 deri në fund të vitit të ardhshëm, më shumë se sa prodhojnë disa vende anëtare të OPEC.

Kjo shënon një kthesë dramatike për sektorin që dikur i dha SHBA-së statusin e prodhuesit më të madh të energjisë në botë.

 

Marrë nga Financial Times

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Yjet e hoteleve në dorë të Kumbaros, Aktivistët kundër
Artikulli tjetër Skandali i mikrokredive, dekani Dhori Kule paraqitet në SPAK

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.