KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SelfCare sërish nuk punon, bizneset të shqetësuara
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > SelfCare sërish nuk punon, bizneset të shqetësuara
AnalizeEkonomiFokusKryesoreSociale

SelfCare sërish nuk punon, bizneset të shqetësuara

Përditësimi i fundit: 25 Maj, 2026 10:20 am
41 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Sistemi SelfCare, nëpërmjet të cilit bizneset kryejnë veprimet administrative online, sërish ka shfaqur probleme funksionimi gjatë ditës së sotme. Bizneset thanë për Monitor se nëse hap faqen e SelfCare dhe klikon identifikim nëpërmjet E-albania dhe i jep të dhënat E-Albania-s, sërish të kërkon identifikim (shiko videon). Si rrjedhojë subjektet nuk arrijnë që të hapin sistemin, që të shikojnë faturat apo të tjera veprime që ke në SelfCare.

Ky problem ka filluar që pak para orës tetë të mëngjesit të ditës së sotme. Ndërsa gjatës ditës së djeshme, ku bëhej ‘log- on” nëpërmjet E-Albania tek efilling, sërish nuk funksiononte, ndërsa ditën e sotme ky problem është zgjidhur. Bizneset e kanë të pamundur të bëjnë dhe fiskalizimet e doganave apo të faturave te tjera, teksa shpesh del njoftimi se NIPT nuk ekziston, çka tregon se ka probleme sistemi.

“Kam bërë disa ndryshime për persona fizik, dhe më janë kthyer me pretendim që nuk janë nënshkruar. Nëse tentoj ti riaplikoj, nuk i hap fushat”, thotë Igli, kontabilist i miratuar. Kontabilistët ankohen se nëse i çon email Qendrës Kombëtare të Biznesit, të vjen përgjigje se nuk ke nënshkruar aplikimin.

Burime nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e cila menaxhon sistemin E-Albania thanë për Monitor se janë duke punuar.

Të paktën që ka fundi i vitit të kaluar, biznesi ka hasur vazhdimisht probleme me aksesin në Selfcare. Edhe pasi AKSHI filloi të zbatonte sistemin e ri, sërish problemet kanë vijuar.

Mosfunksioni i SelfCare ka bërë që bizneset të shqetësohen për afatet e paqes fiskale. Aplikimet për lidhjen e Marrëveshjes së Paqes Fiskale kanë nisur më 15 maj 2026 dhe do të mbyllen më 5 qershor 2026. Pas këtij afati, çdo aplikim i dorëzuar do të refuzohet.

“Po afrojnë datat në qershor dhe nëse nuk punojnë sistemet, patjetër duhet të ketë shtyrje të datave”, thotë Igli, kontabilisti i miratuar.

Më herët, edhe ekspertët kanë paralajmëruar se afatet e shkurtra për aplikim dhe pagesa mund të krijojnë vështirësi për bizneset dhe administratën tatimore. Kontabilisti Sotiraq Dhamo ka vlerësuar se bizneset kanë shumë pak kohë për të përfituar nga falja e detyrimeve dhe gjobave.

Ai sjell si shembull periudhën 5–30 qershor 2026, kur subjektet duhet të aplikojnë, të kryejnë pagesat dhe të dorëzojnë dokumentacionin përkatës, brenda 25 ditëve. Mosfunksionimi i sistemit vetëm sa ka vështirësuar punën e bizneseve që të arrijnë afatet e marrëveshjes.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Integrimi, jo vetëm për të marrë “merita” politike

‘Pazaret’ për detin rikthehen në tryezë?

Biznesi kërkon rregulla, jo falje

Qiratë dhe banesat “në qiell”, mijëra qytetarë spanjollë dalin në rrugë

Po kalonte rrugën për në shkollë, 7-vjeçari përplaset për vdekje, në aksin Elbasan-Librazhd

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Formula 1/ Antonelli bën “poker” në GP të Kanadë
Artikulli tjetër Shqipëria ndan nga buxheti më pak lekë për paga, se Rajoni

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mbi 100 raste të dyshuara për dhunë e abuzim seksual, në çerdhe e shkolla në Francë
Analize Bota Fokus Opinion Sociale Zhvillim 25 Maj, 2026
Shqipëria ndan nga buxheti më pak lekë për paga, se Rajoni
Analize Finance Kryesore Rajoni Sociale 25 Maj, 2026
Formula 1/ Antonelli bën “poker” në GP të Kanadë
Aktuale Analize Sociale Sporti 25 Maj, 2026
Shkolla e Aviacionit, projekti më i madh i investimeve publike
Analize Ekonomi Kryesore Sociale 25 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.